Në fshatin Dardhishtë në rrugën “Qazim Gashi”, të Komunës së Obiliqit ka shpërthyer një gyp i ujit të pijes e që sipas banorëve të këtij fshati, kjo gjendje është mbi dy javë.
Ata kanë dërguar fotografi në adresë të punëtorëve të Tëvë 1, ku shihet se rrjedhja e ujit në rrugë.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për teve1.info se gypi i ujit në Obiliq do të riparohet brenda dy ditëve.
Përmes një përgjigje me shkrim, Mjeku ka thënë se kompani është e njoftuar për dëmtimin e gypit të ujësjellësit në këtë komunë dhe se po bënë përpjekje që sa më parë ta riparoj atë.
“Po jemi te njoftuar, do bëjmë përpjekje sa më shpejt ta riparojmë, por ekskavatorin e kemi në riparim (në njësinë operative të Obiliqit).
Po besojmë që shumë shpejt rregullohet.
Në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit do të kryhet brenda këtyre dy ditëve”, ka thënë Mjeku.