TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Molliqaj-Kurtit: Nuk mund t’ia festosh Astritit ditëlindjen dje e sot ta nënshkruash Asociacionin, fton për protesta

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PSD me aksion para Qeverisë “Tension për Asociacion”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, tha se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do ta nënshkruaj marrëveshjen e Kosovës me Serbinë me Asociacionin në qendër dhe pa njohje, raporton teve1.info

Pas një aksioni simbolik të organizuar nga PSD, Mollliqaj tha se i gjithë tensioni në veri të Kosovës është krijuar për të justifikuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë në qendër të saj.

“Nga njohja në qendër në Asociacionin në qendër. Pra qendra e marrëveshjes që sot do të prnanohet nga Kurti e ditëve n vijim do të nënshkruhet, është Asociacioni i cili në termat juridik dhe politik është entitet paralel politik, juridik dhe i sigurisë në Kosovës.

Ajo që ne e kemi thënë me kohë e për fatin e keq të Kosovës doli e vërtetë, të gjitha tensionet në veri kanë qenë tensione për Asociacion, për me justifiku Asociacionin, për me mrri te kjo pikë që sot është shumë e keqe për Kosovën”, tha Molliqaj.

Ai e akuzoi Qeverinë e Kosovës edhe për jotransparencë në procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialog më të mbyllur, më jodemokratik, më jotransparent nuk kam dëgjuar të ketë pasur ndonjëherë në vendet që pretendohet që janë demokratike siç është Kosova.

Sot Kosova, përkatësisht kryeministri e pranon marrëveshjen në të cilën në qendër e ka Asociacionin dhe qytetarët e Kosovës, mediet madje as deputetët nuk e dinë cila është ajo marrëveshje.
Siç e keni parë gjatë gjithë kohës është dok që Kurti dhe Vuçiqi janë në një konflikt e gjatë gjithë asaj kohe në Bruksel kanë ndodh marrëveshjet. Pra neve na kanë jep konflikt, e Vuçiqit koncesion”, tha Molliqaj.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që siç ka thënë Molliqaj, e kundërshtojnë njëmend Asociacionin, të bëhen bashkë në aksione e protesta në ditët në vazhdim për ta ndaluar një marrëveshje të tillë.

“Ftojmë secilin qytetar e aktivist që të bashkohet në këtë kudnërshtim për shkak se kjo marrëveshje në qendër e ka Asociacionin, nuk ka njohje nga Serbia e as nga 5 shtetet anëtare të BE-së në Bllok, i vetmi mund të jetë liberalizimi i vizave dhe eventualisht anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje, gara elektorale e vitit 0221 nuk është garu me themelim të Asociacionit dhe marrëveshje pa njohje.

Në kuadër të kësaj Kurti e ka shkel vullnetin e qytetarëve të vitit 2021, vullnetin e mbi 200 mijë qytetarëve që e kanë nënshkru peticionin dhe sakrificën e secilit qytetar e aktivist prej arrestimeve e lëndimeve e deri te humbja e jetës së tyre siç është rasti i Astrit Deharit.

Prandaj nuk mund ta festosh ditëlindjen e Astritit dje e sot të shkosh ta shkulësh kauzën e Astritit duke e nënshkruar pikërisht marrëveshjen për të cilën ai ka vdekur”, tha Molliqaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën