Janë bërë plot 10 vjet që nga përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Për ta shënuar këtë datë, Kryeministri Albin Kurti takoi ish-shefin e zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith.
Kurti në këtë takim tha se Kosova është vendi më demokratik në rajon, dhe lavdëroi punën e Qeverisë që ai e udhëheq.
Derisa Peter Faith, tregoi se rruga deri në pavarësinë e Kosovës kishte shumë sfida.
“Qysh nga fillimi kishte një kundërshtim të madh nga Serbia. Në verë 2013 përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar filluan që të japin konsiderata të daljes dhe dhënies fund të pavarësisë së mbikëqyrur. Kishte shumë refleksione për datat, atëherë po mendonim në fund të verës 2012 dhe në të njëjtën kohë parimet e mia po fokusoheshin që gjatë vitit të kaluar, përpjekjet e fundit për të zbatuar sa më shumë që është e mundur të planit të Ahtisari-t. 90 për qind të pakos e pa dritën e të zbatuarit me “dritën e gjelbër” të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si rezultat kur erdhi koha që të përfundojë në shtator të vitit 2012, të nesërmen shkuam me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët. Shkuam dhe nuk lamë gjurmë prapa”, tha ai.
Në vitin 2012 përfundoi misioni për mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte parti opozitare ishte kundër procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë, këtë e ka theksuar edhe Zyra e Kryeministrit në komunikatën e dërguar për këtë ngjarje.
“Festimi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur nuk do të ishte i plotë pa falënderuar personin që udhëhoqi atë proces, z. Pieter Feith”, tha kryeministri Kurti duke rikujtuar se atë botë ishte kritik i mbikëqyrjes ndërkombëtare si kufizim i pavarësisë dhe sovranitetit të vendit”, thuhet në komunikatë./Tëvë1/