TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

200 mijë qytetarë jorezidentë marrin shërbime në Prishtinë, sfidë numri i vogël i mjekëve

nga TËVË 1
10 Shtator, 2023
0
A A
Ultrazëri i radiologjisë në QKMF-në e Prishtinës jashtë funksionit

Më shumë se tre milionë e 350 mijë shërbime janë dhënë vitin e kaluar nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ndërsa kjo shifër këtë vit është rritur për 10 për qind, ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se sfidë për shëndetësinë në kryeqytet mbetet numri i ulët i stafit mjekësor, pasi numri i banorëve nuk është i saktë.

Krahas kësaj, Sadiku ka deklaruar se edhe 200 mijë qytetarë jorezidentë marrin shërbime në Prishtinë.

“Vetëm vitin e kaluar kemi pasur 3 milionë e 350 mijë shërbime, me 1 milion e 100 mijë vizita, sivjet kemi 10 për qind më shumë në gjashtëmujorin e parë në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Ju e dini që është e diskriminuar në aspektin negativ Prishtina, për shkak të numrit të vogël të mjekëve dhe infermiereve, për arsye se numri i mjekëve dhe infermiereve për kokë banori për 2000 banorë ndahet sipas numrit të qytetarëve. Prishtina sipas regjistrimit të fundit i ka 190 mijë banorë, a mendon dikush që në Prishtinë jetojnë 190 mijë banorë, unë besoj se ky numër është i dyfishuar. E ne duhet që të japim shërbime edhe për 200 mijë të tjerë të cilët janë jorezidentë, jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, marrin shërbime në Prishtinë e shkojnë rrinë për vikend në qytetet e tyre”, u shpreh Sadiku, raporton EO.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë ka thënë se shërbimi shëndetësor shtëpiak ka pasur rekord të shërbimeve brenda ditës.

Ai ka thënë se ky shërbim ka katër ekipe mjekësore në pesë ditë të javës dhe dy ekipe për vikend të cilët japin shërbim nga 12 orë në ditë, në shtatë ditë të javës.

“Kemi arritur që t’i forcojmë shërbimet, një prej atyre që unë krenohem është shërbimi shëndetësor shtëpiak. Këtë shërbim, ne e kemi gjetur kur kemi ardhur, diku ka punuar pesë ditë të javës ka tetë orë, prej orës 7 deri ora 15:00, ka punuar prej të hënës deri të premten, shtune-diel nuk ka pasur shërbim. Prej 1 marsit të vitit të kaluar ne këtë shërbim e kemi bërë 12 orë në shtatë ditë të javës, muajin e kaluar ka pasur rekord të shërbimeve brenda ditës”, ka thënë Sadiku.

E numri i madh i vizitave në emergjencën e QKUK-së, është njëra ndër arsyet kryesore që Prishtinës i nevojitet spitali. Thotë se nga 92 mijë vizita të kryera nga emergjenca e QKUK-së, 38 mijë kanë qenë nga Prishtina.

“Po jap një të dhënë, statistikë e vitit të kaluar, emergjenca Qendrës Klinike Universitare i ka pasur 92 mijë vizita, prej tyre 38 mijë kanë qenë prej Prishtinës”, u shpreh Sadiku, teksa shpreh optimizmin se spitali do të nis këtë vit.

“Kjo është një prej arsyeve që ne jemi në fazën përfundimtare të nisjes së punës së Spitalit të Prishtinës, ne kemi ndarë tokën, kemi ndarë buxhetin jemi duke pritur një plan që është duke e bërë një kompani gjermane, që besojmë diku deri ka fundi i tetorit do të dorëzohet dhe ne menjëherë kemi hapur tender për ndërtimin e spitalit të qytetit. Spitali i qytetit do t’i ketë 196 shtretër, do të jetë spital me standarde evropiane kur 40 për qind e shërbimeve do të jenë jashtë-spitalore. Do t’i rrisim ambulancat specialistike që ta ketë mundësinë pacienti me sëmundje kronike të bëjë kontrolle të rregullta, e jo të shtrihet në spital sepse ai e ngarkon pastaj spitalin”, ka thënë Sadiku.

Tags: Izet SadikuPrishtineQKMF
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Basha: Opozita nuk e ka me Haxhiun, por me Kurtin

Basha: Opozita nuk e ka me Haxhiun, por me Kurtin

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X