TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Veriorët s’flasin për mbylljen e pompave, policia prezent tek ajo Radoiçiqit

Tëvë1 ka qëndruar të mërkurën tek tri pompat që u mbyllen të martën nga institucionet e Kosovës për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme të tyre me ligjet në fuqi të vendit. Por banorët atje nuk patën vullnet të flasin për aksionet e djeshme. Megjithatë policia e ka përshkruar tërë procesin si të qetë, por një ekip i zyrtarëve policor u pa të qëndronte në Zubin Potok, tek ajo siç njihet pompa e Radojçiqit.

nga Venhar Isufi
12 muaj më parë
0
A A
Veriorët s’flasin për mbylljen e pompave, policia prezent tek ajo Radoiçiqit

Të martën ju vu shiriti.

Kjo pasi që kjo pikë karburanti “Nis Petrol” këtu në veri të Mitrovicës, ka operuar duke shkelur ligjet e Republikës së Kosovës.

Ngjashëm kanë vepruar institucionet e vendit, AKP, ATK bashkë me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, edhe  afër Liqenit të Ujmanit dhe në Zubin Potokut.

Këtu po qëndronte gjatë së mërkurës edhe Policia e Kosovës.

Megjithatë operacioni është vlerësuar i suksesshëm.

Krejt ky aksion, sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, është asistuar nga Policia e Kosovës, dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident.

Por banorët lokal të kësaj zone nuk pranuan të flasin para kamerës.

E Agjencia Kosovare e Privatizimit ka renditur shkeljet e gjetura që dërguan deri tek mbyllja e këtyre pompave.

“Është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit”, thuhet nga AKP.

AKP ka njoftuar se do t’i ndërpresë kontratat e qirasë me këtë biznes.

Televizioni ka mësuar se pika e karburantit në Zubin Potok, i ka takuar përgjegjësit të sulmit në Banjskë, Millan Radoijiciq.

Për këtë aksion të martën ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se janë mbyllur pompa të derivateve që janë furnizuar nga Gazpromi rus.

Tags: mbylljaPompat ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X