TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tensione në Kuvend në seancën ku u diskutua për kontratat njëburimore

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten seancë të jashtëzakonshme rreth dyshimeve për kontratat njëburimore, të cilën e ka iniciuar grupi parlamentar i LDK-së. Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se janë 1800 kontrata njëburimore në vlerë prej 240 milionë euro. Gjatë kësaj seance pati akuza dhe kundër akuza mes partisë në pushtet dhe opozitës.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
Tensione në Kuvend në seancën ku u diskutua për kontratat njëburimore

Mes tensionesh midis deputetëve, nisi seanca e jashtëzakonshme e së enjtes.

Kjo seancë e thirrur nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, rreth dyshimeve për keqpërdorim të parasë publike përmes kontratave njëburimore, bëri që të ketë replika midis pozitës dhe opozitës.

Deputetja Hykmete Bajrami nga LDK-ja tha se janë rreth 1800 kontrata një burimore në vlerë prej rreth 240 milionë euro, pa prokurim publik.

Krejt këto sipas Bajramit, po bazohen në një raport të Zyrës së Auditimit.

“Raporti i fundit i Komisionit Evropian jep statistika alarmante, aty thuhet se në vitin 2022 janë nënshkruar mbi 10 mijë e 200 kontrata në vlerë prej 559milionë euro, e një pjesë e konsiderueshme a tyre mbi 20.8 për qind thuhet se janë dhënë me procedura të negocimit , pa publikim të njoftimit për kontratë. Në mesin e abuzuesve prin KEK-u me 112 kontrata. KEK-u ka negociuar 13 kontrata me një kompani në vlerë prej 5.6 milionë eurosh”, ka thënë Hykmete Bajrami.

Ndaj këtij raporti, kundërpërgjigje pati deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arta Bajralija. Ajo tha se ky raport ishte publikuar para rreth 1 viti.

“ Ky raport është përfunduar dhe është publikuar nga ZKA në maj të vitit 2023, pra para dhjetë muajsh”, tha ajo.

E për këto dyshime të partive opozitare, po kërkohet edhe themelimi i një Komisioni Hetimor parlamentar.

“ Kjo është nëse e qartë që kemi një arsyeshmëri të mjaftueshme që ta nisim një komision hetimor për ta bërë një hetim parlamentar mbi këto kontrata po flasim për 220 kontrata njëburimore për të cilat duhet ta kemi një komision hetimor”, u shpreh Tahiri.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, janë 30 faqe me kontrata njëburimore.

“ U mundova unë me i printua po iu tregoj pak me i pa, kjo është faqja e parë e kontratave njëburimore, kjo faqja e dytë, kjo faqja e tretë, për mos me hargju letër i kom printuar vetëm pesë faqe sepse janë 30 faqe dokumente A3-shë të kontratave njëburimore” , tha ai.

Ndonëse nga kabineti i Qeverisë në sallë ishin vetëm tre ministra, Liburn Aliu kundërshtoi deputeten e LDK-së për thirrjen e kësaj seance.

“ Nuk po e di as pse më keni thirr, e nderuara e deputete nuk e di pse më keni thirr mu. Krejt çfarë u fol këtu nuk ka të bëjë me mu. Deputetja kur filloj me fol për ministrin e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tha 10 milionë, realisht është një”, tha ministri.

Sipas Arben Gashit, do duhej të ishin gjithë ministrat në sallë.

“Kjo është seancë e thirrur për kontratat njëburimore të dhëna nga të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës të karakterit nacional, nuk ka të bëjë vetëm me ministrinë tënde”, tha Gashi.

Kërkesën për seancën e jashtëzakonshme të dërguar në Kuvend nga LDK-ja, Mimoza Kusari-Lila e sheh jo profesionale. Ajo akuzoi partitë opozitare për të bëmat gjatë qeverisjes së tyre.

“ Në rezolutë në këtë ftesë për seancë keni kërkuar që këto kontrata me u miratu nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, a jeni n’veti, a po doni me ia marrë obligimet KRPP-së,…. jo një komision funksional parlamentar”, tha Kusari-Lila.

Pas një debati mbi 3 orësh, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lëshuar sallën, veprim ky i cili nuk u mirëprit nga partitë opozitare.

Seanca vazhdoi me deklaratat e deputetëve nga opozita.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X