tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Telekomi: “Po paguajmë  faturat e politikës dhe grupeve të interesit, nga e kaluara”

tëvë1 nga tëvë1
22/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në një komunikatë për media të martën, Telekomi ka thënë se tash po i paguan “faturat e politikës dhe grupeve të interesit, nga e kaluara”.

“Telekomit të Kosovës Sh.A, mbrëmë pas orës 16, i erdhi edhe një ‘faturë’ shumëmilionëshe (rreth 13 milionë euro), për të paguar, pas asaj të cilën e kishte pranuar në vitin 2016 për një shumë prej 39 milionë eurosh, e cila e pati tronditur nga themelet kompaninë dikur më të suksesshme në vend”, thuhet në njoftim të Telekomit.

Sipas Telekomit, borxhet rrezikojnë të përmbysin përpjekjet që po bëhen për ta rimëkëmbër kompaninë.

“Një strategji e grupeve të interesit, e formësuar në një kontratë publikisht të dyshuar dhe të denoncuar si korruptive, e kishte degraduar Telekomin e Kosovës Sh.A. nga një kompani që dha rreth 900 milionë tatime për buxhetin e shtetit, në një kompani e cila vitin e kaluar mezi shpëtoi nga kthetrat e përmbaruesve. Por, Telekomi aktualisht po ndërton një proces të baraspeshuar të pagesës së borxheve dhe një proces paralel të rimëkëmbjes së brendshme financiare, organizative, morale e operative si dhe kthimit të ligjshmërisë në kompani”, thuhet në njoftim të Telekomit.

Telekomi i Kosovës  do të detyrohet t’ia paguajë mbi 11 milionë euro të tjera kompanisë “Dardafon”, së cilës nuk ia kishte vazhduar një kontratë në vitin 2019 në lidhje me “Z-Mobile”, operator virtual i telefonisë mobile “Vala”. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka vendosur për këtë më 18 shkurt, vendim ky që të hënën i ka mbërritur Telekomit.

Tags: faturattelekomi i kosoves

Të ngjashëm

LAJMET

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
LAJMET

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
LAJMET

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
LAJMET

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
LAJMET

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati duke folur për zhvillimet në veri dhe deklarimet e Qeverisë për shtrirje te...

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se politikat që vijnë nga Uashingtoni, Kosovës i pëlqejnë apo jo, duhet...

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
0

Tritan Shehu, deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se është kundër veprimeve, si ai që ka marrë kryeministri...

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.