Janë ulur pranë varrit te djalit të tyre.
E lotët nuk po mund t’i ndalin as në 25 vjetorin e vdekjes së tij.
Nëna e Gëzim Dervishaj rrëfen momentin kur djali i saj 25 vjeçar ishte mbytur nga forcat serbe.
E ditët e fundit me djalin i kujton babai i Gëzimit.
Ai ka edhe një mesazh.
27 Prilli është i rëndë edhe për Petrit Hasanaj.
Ai ka humbur vëllaun 16 vjeçar, babain dhe gjyshin.
Petriti kujton fjalët që ja kishte thënë vëllai i tij, Luani.
Por edhe pse 3 vjeçar në atë kohë, Edison Beçaj e kujton babain e tij, që është vrarë në masakrën e vitit 1999.
Ai ishte në krahët e babait, kur edhe u mor nga forcat serbe.
E shumë vende këtu kanë mbetur të zbrazëta.
Pasi edhe pas 25 vjetësh eshtrat e disa prej familjarëve ende nuk janë gjetur.