TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pensionistët aplikojnë për kompensim, nisin hetimet mbi dyshimin për keqpërdorim të të dhënave

Dyshimet për mashtrim të pensionerëve në Kosovë kanë filluar të hetohen nga Policia e Kosovës. Derisa të moshuarit thonë se kanë dorëzuar aplikimet duke shpresuar në kompensim të të hollave nga Qeveria, Ministria e Financave thekson se ka tendencë për keqpërdorim të të dhënave personale.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Pensionistët aplikojnë për kompensim, nisin hetimet mbi dyshimin për keqpërdorim të të dhënave

Pensionistë nga Kosova kanë dorëzuar aplikime me shpresë për kompensim nga Qeveria për shkak të inflacionit.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe të moshuarit nga Suhareka, të cilët dokumentacionin e kanë dorëzuar tek Sindikata e Pensionerëve në këtë komunë.

Kjo me shpresën që të marrin të holla nga Qeveria, bazuar në indeksin e rritjes së kostos së jetesës në Kosovë.

E mbledhja e dokumenteve për ta nuk ishte shumë e kushtueshme.

“Nuk na ka kushtu ku me ditë se sa tepër, i kemi grumbullu shënimet, i kemi dorëzu këtu edhe presim tash me u ba diçka mirë”, ka thënë Rifat Bytyqi pensionist.

Ndërsa marrëveshja ishte bërë mes tyre dhe avokatit përfaqësues të shoqatës.

“E kemi avokatin, na ka thanë që duhet me apliku, kemi apliku. Nuk kemi pagu asgjë, na kanë thanë që nëse i marrim ato të holla që kanë premtu, paguajmë një 10%”, shprehet Mursel Gashi.

E interesimi i qytetarëve për të aplikuar është i madh.

“Ka shumë të interesuar, bile një sasi e kemi mushë. Po na nuk kemi marrë pare prej kërkujt hiç, ju kemi ndihmu. Po sa realizohet, nuk mujmë me ju premtu që është %. Po premtimi o kon që përmes avokatëve…”, ka thënë Sadri Bajrami, nënkryetar i Sindikatës së pensionistëve dhe invalidëve të punës në Suharekë.

Por nga Kryesia e Pensionerëve dyshojnë se për këtë çështje ka keqpërdorime në nivel vendi.

“Kam dëgju që ka keqpërdorime, sa është e vërtetë nuk e di. Se n’tana anët thonë që…po nuk duhet me ndodhë këto. Organet e rendit duhet me i marrë me ndërhy me pa çka po ndodhë aty”, ka thënë Muhamed Qyqalla, kryetar i Shoqatës së pensionistëve dhe invalidëve të punës.

E Ministria e Financave ka një thirrje për të moshuarit.

“Të gjitha informatat që nuk janë komunikim zyrtar i lëshuar nga Qeveria apo ministria përkatëse, në lidhje me temën në fjalë, janë të pavërteta dhe mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale. Ftojmë qytetarët që rastet e tilla kur ju premtohen shuma të parave në këmbim të një pagese, t’i paraqesin edhe tek organet e rendit”, thuhet nga kjo ministri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve kanë filluar hetimet.

Për aplikim për kompensim, të moshuarit po dorëzojnë vendimin e pensionistit, kartelën për pensionist, gjendjen e llogarisë bankare për tre vitet e fundit dhe kopjen e letërnjoftimit.

Tags: hetimikompensimipensionistet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Berisha: Protesta e djeshme më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën