tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Kryetari i PDK-së viziton familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarja Vlora Çitaku dhe sekretari Bajrush Xhemajli, ka vizituar sot familjet e krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, ndërsa pasdite ka takuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu i cili më 2008 bashkë ke Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin udhëhoqën institucionet e vendit në shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë”, ka shkruar kreu i PDK-së në faqen e tij në “Facebook”.

“Ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por ky kapitull, veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë”, ka shkruar Krasniqi.

“Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është produkt i të drejtës së popullit për liri e pavarësi, të cilën të drejtë, populli ynë e ka fituar me kontributin e madh të shumë burrave e grave ndër breza, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit, shembulli sublim i të cilës manifestohet me Komandantin Adem Jashari dhe sakrificën titanike të familjes së tij.

“Kosova si shtet i pavarur e ka përmbushur të drejtën tonë historike, por puna për forcimin e shtetit, ekonomisë, mirëqenies dhe bazës së qëndrueshme për të ardhme prosperuese, vazhdon të mbetet një detyrë e përhershme e gjithsecilit prej nesh dhe kësaj detyre, Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i shmanget kurrë. Urime të gjithëve përvjetori i 14-të i Kosovës sovrane”, ka shkruar Krasniqi.

Tags: Memli Krasniqi

Të ngjashëm

LAJMET

Mamushë, prindi ankohet se mësimdhënësi ia rrahu të birin

01/06/2023
LAJMET

Arrestohen tre serbë në Zveçan, bashkë me disa persona të tjerë ndalonin veturat në rrugë

01/06/2023
LAJMET

Kush e ftoi protestën e qytetarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

01/06/2023
LAJMET

​Kurti: Të përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve

01/06/2023
LAJMET

Arrestohet një person pasi kanosi ish të dashurën e tij në Prishtinë

01/06/2023
LAJMET

I shqiptojnë gjobë kompanisë, kërcënohen inspektorët në Lipjan

01/06/2023

Mamushë, prindi ankohet se mësimdhënësi ia rrahu të birin

01/06/2023
0

Një person në Mamushë është ankuar dje në polici se të birin deri sa ka qenë në shkollë ia ka...

Arrestohen tre serbë në Zveçan, bashkë me disa persona të tjerë ndalonin veturat në rrugë

01/06/2023
0

Janë arrestuar tre serbë në Zveçan, pasi që të njëjtit me disa persona të tjerë në rrugë kanë ndaluar disa...

Kush e ftoi protestën e qytetarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

01/06/2023
0

Policia e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë të ditur se qytetarët shqiptarë po ftohen...

​Kurti: Të përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve

01/06/2023
0

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve sot është mbledhur Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Në këtë...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.