TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

19 pacientë të spitalizuar me zgjebe gjatë dy muajve të parë të këtij viti

Ende qytetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me infeksionin e zgjebes. Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit, janë spitalizuar 19 pacientë në Klinikën e Dermatologjisë në QKUK. E rreth këtij infeksioni qytetarët kanë mendime të ndryshme.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
19 pacientë të spitalizuar me zgjebe gjatë dy muajve të parë të këtij viti

Rastet me zgjebe po i sheh si lehtë të kalueshme.

Kjo pasi ky qytetar ka provuar vet këtë infeksion dhe thotë që tani mjekësia ka ndryshuar.

“Krejt ne populli po na prek edhe kjo, po kjo nuk është diçka edhe aq sepse në të kalumen e kemi përjetuar të gjithë, edhe tuberkulozin, edhe zgjeben, por është shëruar e tash në kohën moderne janë mjetet më të posaçshme që dinë me luftu se ajo ngjitet shumë përcjellët me rroba me dhe është rreziku por besoj që kemi me dalë në krye”, ka deklaruar qytetari, Shaban Bicaj.

Gjatë muajit janar kanë qenë të spitalizuar 11 pacientë, ndërsa gjatë muajit shkurt 8 pacientë.

E për këtë çështje qytetarët kanë mendime të ndryshme.

“Përhapja e zhugës mundet me qenë si rezultat i luftës që po bëhet sot në Ukrainë, ajo nuk po bëhet veç për Ukrainë por çdo eksplodim, ajo shpërndahet në ajër edhe ato vijnë”, ka thënë qytetari Halil Doda.

“Kjo vjen nga pastërtia, mospastërtia, kalbësirat e ndryshme, erërat e ndryshme, e thithin organizmi edhe lëkura, edhe fillon zhuga. Dhe zgjeba nuk largohet ndryshe përveç duke u pastruar, duke mbajt higjienën sa është e mundshme se pa pastërti nuk ka shëndet”, ka thënë Isuf Musliu.

Momentalisht në Klinikën e Dermatovenerologjisë nuk është i spitalizuar asnjë pacient me zgjebe.

Në një përgjigje për televizionin, nga kjo klinikë tregojnë se si trajtohen këto raste.

“Në përgjithësi trajtimi bëhet me squfur në trajtë pomade 10-15% varësisht nga mosha ose krem Permetrin 5%, ndërsa te rastet me infeksionet dytësore, edhe me antibiotik. Është me rëndësi të theksohet se përveç të sëmurit mjekimi duhet të jetë i përnjëhershëm edhe për të gjithë anëtarët tjerë të familjes pavarësisht se a kanë shenja apo jo”, thuhet në përgjigje.

Por sipas tyre, krahasuar me janarin e vitit 2023 numri është i njëjtë, ndërsa krahasuar me muajin shkurt 2023 dallimi është për 20% më i ulët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën