TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

19 deputetë udhëtuan, disa në Francë e disa në Maqedoni të Veriut

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
19 deputetë udhëtuan, disa në Francë e disa në Maqedoni të Veriut

Strasburgut të Francës, këtë javë ia kanë mësyrë hiq më pak se 15 deputetë të Kosovës. Nuk kanë shkuar të gjithë bashkë, por janë ndarë në dy grupe.

Kështu delegacioni i përbërë nga Saranda Bogujevci, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri po marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Të njëjtit kanë marrë pjesë edhe në punimet e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, aty ku pritet të caktohet Raportuesi për Kosovën.

Delegacioni i dytë është më i madh në numër. Ai përbëhet nga Mimoza Kusari Lila, Elmi Reçica, Armend Muja, Haki Abazi, Driton Hyseni, Fitore Pacolli Dalipi, Ariana Musliu Shoshi, Blerta Deliu Kodra, Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Pal Lekaj dhe Enis Kervan. Këta do të marrin pjesë në punimet e radhës të Takimit VIII të këtij Komisioni në Parlamentin Evropian.

E krahas tyre, një grup tjetër deputetësh, në përbërje të Duda Baljes, Albana Bytyqit, Vasfije Krasniqit dhe Alban Bajramit kanë qëndruar për një ditë në konferencën “Rruga nga ratifikimi deri në zbatimin e Konventës se Stambollit”, që është organizuar në Maqedoninë e Veriut.

Këto udhëtime zyrtare, kanë kosto.

Sipas tarifave të rishikuara për udhëtimet jashtë vendi, deputetët që po qëndrojnë në Francë mund të shpenzojnë deri në 230 euro mëditje. Kurse ata që qëndruan në Maqedoni të Veriut mund të kompensohen deri në 130 euro mëditje. Në totalin e shpenzimeve ditore të lejuara hyjnë fjetja, ushqimi e shpenzimet e vogla.

Nga shoqëria civile thonë se delegacionet e mëdha janë barrë për shpenzime publike, përveç se nëse pjesëmarrja u kërkohet nga jashtë dhe është e domosdoshme.

“Nëse kërkohet që të jenë për shembull deputetët e një X komisioni përkatës për shembull komisioni për politikë evropiane dhe të jenë pjesë e një komisioni atje ose pjesë e delegacionit në bashkëpunim me anëtarë tjerë të një komiteti ose komisioni atje në Parlamentin Evropian atëherë është në rregull. Por nëse ka qenë në dëshirën e vullnetit apo dëshirën e komisionit të Kuvendit të caktojë një delegacion, atëherë unë mendoj se ma e arsyeshme do të ishte edhe në këtë rast apo në raste tjera që të zgjedhet një delegacion jo shumë i madh për shkak të mos krijimit të shpenzimeve publike. Sipas vendimit për tarifat për udhëtimet jashtë vendit të hyra në fuqi më 2018, mëditja më e lartë jepet për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 330 euro kurse më e ulëta në Togo, 44 euro”, ka thënë Rushiti, Analisti i politikave në Democracy Plus

Raporti i gazetari Gojart Jashari.

Tags: DeputetetKuvendi i KosovesMeditjet per udhetime jashte vendit
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Theret me thikë një person në Viti, arrestohet një i dyshuar – tjetri në arrati

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet për gjuatje me armë

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Theret me thikë një person në Viti, arrestohet një i dyshuar – tjetri në arrati

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet për gjuatje me armë

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Arrestohet i mituri që dyshohet se goditi dy këmbësorë në Lipjan dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Dukagjin Maxhuni pas disa javësh në paraburgim në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën