tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

18 vite nga Stambolli

tëvë1 nga tëvë1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Data e sotme ka mbetur në memorien e tifozëve të Milanit dhe atyre të Liverpoolit, ndonëse për njërën palë janë kujtime të bukura e për tjetrën të trishta.

Ishte viti 2005, më datën 25 maj, luhej finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll të Turqisë. Jo rastësisht kjo ndeshje kishte kryqëzuar rrugët e dy skuadrave të mëdha dhe sigurisht ishte një klasike evropiane.

Me të filluar ndeshja Maldini e dërgon në rrjetë krosimin e Pirlos dhe i jep epërsinë Milanit, ndërsa vazhdon të jetë e qetë pjesa e parë.  Në minutën e 39’, Crespo shfrytëzon një rrëmujë në mbrojtjen e anglezëve dhe shënon për 2-0, ndërsa një minut para fundit i njëjti shënon golin e dytë personal pas një moment magjie nga ylli i asaj kohe Kaka dhe rrit avantazhin në tre gola. Tifozët e Milanit në ekstazë, ndërsa disa Reds lëshojnë stadiumin.

Pjesa e dytë fillon, me italianët që tashmë ishin gati për festë, por një top nga e majta të Rise, Gerrard në pikën e penalltisë e çon në skajin e portës së Didës dhe Liverpool jep shenja jete.

Nuk kalojnë as dy minuta të plotë dhe Smicer, jo njëri nga lojtarët më të dalluar të Liverpoolit, lëshon një goditje nga distanca, të cilën portieri brazilian e prek, por nuk arrin ta shtyejë jashtë portës dhe çmend anglezët, duke futur frikë tek kampi italian.

Pas afër 4 minutash, Gerrard pengohet në zonë nga Gattusso dhe gjyqtari spanjoll Manuel Gonzalez dha penallti. Xabi Alonso, i mbuluar nga barra emocionale, gjuan 11 metërshin të cilin e pret Dida, mirëpo mesfushori spanjoll shënon nga topi i kthyer dhe gjithçka vendoset në barazpeshë.

Ndeshja përfundon në rezultatin e barabartë, ndërsa  nuk ndryshon as pas vazhdimeve. Në penallti ishin dy portierë të jashtëzakonshëm, Dida në një anë ndërsa në anën tjetër Jerzy Dudek.

Milani humbet dy të parat me Serginho dhe Pirlo, ndërsa Liverpool shënon, për të dështuar më pas Riise. Fatal ishte dështimi nga Andriy Shevchenko, e cili i dha fitoren reds, që doli të ishte një nga finalet më historike që ky kompeticion mbanë mend edhe sot.

Megjithatë, Milani e kishte arritur hakmarrjen dy vite më vonë pasi e kishte mposhtur Liverpoolin në finalen e vitit 2007  me rezultatin 2-1.

Të ngjashëm

SPORT

Benzema në Arabi, kontratë stratosferike

01/06/2023
SPORT

Dion Berisha lojtar i Bayern

01/06/2023
SPORT

Largohet edhe Kryeziu

01/06/2023
SPORT

Simonovski largohet nga Drita

01/06/2023
SPORT

Zyrtare, Messi largohet nga PSG-ja

01/06/2023
SPORT

Unitedi arrin marrëveshje me Mountin

01/06/2023

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me me presidentin Francës, Emanuel Macron, e kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
0

Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.