TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

17 vjet më parë TMK u bë FSK, ish-ushtaraku: Ishte proces i dhimbshëm, shumë pjesëtarë nuk u pranuan

Sot janë bërë 17 vjet kur është bërë shuarja e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe ishte krijuar Forca e Sigurisë së Kosovës. Majori në pension i FSK-së, Sejdi Ahmeti ka rrëfyer për tëvë1 se si e kishin përjetuar në atë kohë këtë kalim.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Janë emblemat e tri fazave të Ushtrisë së Kosovës.

E pjesë e gjithë këtij rrugëtimi, ishte Sejdi Ahmeti nga Dardania e Ferizajt.

Fillimisht, majori në pension, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E më transformimin e saj, u bë pjesë edhe e Trupave Mbrojtëse.

Në vitin 2009, TMK u shndërrua në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në 17-vjetorin e shuarjes së TMK-së dhe kalimit të saj në FSK, Ahmeti thotë se i ka ende të freskëta momentet e asaj kohe.

Por, pse ky proces ishte i dhimbshëm për ish-ushtarakun?

“Që të gjithë pjesëtarët kanë qenë të udhëzuar prej komandantëve të lartë që aplikojnë, procedura e aplikimit ka qenë e njëjtë sikur për civilët sikur për ne, civilët më vonë kanë aplikuar. Dmth pse ka qenë proces shumë i dhimbshëm? Për faktin se asnjë nga ne nuk e kemi ditë se ku do të përfundojmë të nesërmen, kur kihet parasysh se komplet ajo strukturë po flas për batalionin 16 gardistë vetëm një pjesëtar nuk ka apliku prej TMK-së për FSK”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shton se menjëherë kishte nisur puna që të ngritët niveli i ushtarëve të ardhshëm të Kosovës.

“Secili pjesëtar i TMK-së që është përzgjedhë për të qenë pjesëtar i FSK-së ka qenë i përzgjedhur me kusht në mënyrë që suksesshëm ta përfundojë këtë stërvitje ushtarake bazë apo kursin bazik siç i kanë thënë. Për pjesëtarët e TMK-së që kanë kaluar në FSK ka qenë katër javë, me përjashtim të neve që ishim edhe si instruktorë që i kemi pasë 4+6 pra 10 javë katër javë trajnimin bazik, gjashtë javë trajnimin për instruktorë në mënyrë që me u kompletu taman si strukturë”, u shpreh tutje Ahmeti.

Majori në pension ndau më Tëvë1 momentin kur për herë të parë u gjend para rekruteve të FSK-së.

“Ishte një emocion i mirë dhe ndjenjë fort e fuqishme pasi na i dhanë neve kompetencat NATO-ja për atë 25 për qindëshin, për faktin se ne pritshim tash për herë të parë gjeneratën e parë të të rinjve që ishin rekrutuar nga mosha 18 deri 25 vjet, kjo ka qenë ndjenjë shumë e mirë për ne për faktin se ne shihnim se po ndërtojmë një institucion tamam, po futen të rinjtë dhe kemi pritë gjeneratën e parë kanë qenë 17 rekrutë”, ka përfunduar Ahmeti

Major Ahmeti deri në vitin 2023 ka shërbyer si komandant në Qendrën e Stërvitjeve bazikë në Forcën e Sigurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Me sa vite burg mund të dënohen personat e përfshirë në parregullsitë në numërimin e votave?- Flet avokati

Me sa vite burg mund të dënohen personat e përfshirë në parregullsitë në numërimin e votave?- Flet avokati

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Fushë-Kosovë: Inspektorati nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, qytetarët e përkrahin

Fushë-Kosovë: Inspektorati nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, qytetarët e përkrahin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën