Dje, një qytetar ka rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë shtatë vaksina kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.512 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.822 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 105.285 qytetarë. E me dozë të katërt janë 1.808 të vaksinuar.
Po ashtu dje është shëruar një qytetar. /Teve1.info/