TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

14 – vjeçari mbetet pa shkollim

Për afro 2 vjet një 14 vjeçar ka mbetur pa shkuar në shkollë. Kjo pasi sipas nënës së tij, në Kaçanik nuk po i ofrohet një asistente pasi djali është me nevoja të veçanta. Nga Komuna kanë një arsyetim.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0 0
A A

Në banka shkollore nuk është ulur për afro dy vite.

Kjo pasi, djali 14 vjeçar i Arbnesha Shehu nga Komuna e Kaçanikut,  ka probleme me dëgjimin dhe të folurit.

Kjo gjë, po e shqetëson nënën e tij, e cila ka një kërkesë për institucionet.

“Të gjithëve iu bëjë apel një mundësi me ja dhënë fëmijës tim me shkollu, vetëm për shkollim. Nuk jam duke iu lypë diçka tjetër vetëm mu shkollu fëmija, edhe me nevojë të veçantë edhe me mbet pa shkollë nuk po e shoh të arsyeshme”, thotë Arbnesha Shehu.

Ajo disa herë iu është drejtuar institucioneve të nivelit qendror e lokal, që t’i mundësohet shkollimi djalit të saj.

Komuna e Kaçanikut, është arsyetuar me mungesën e buxhetit për mos caktimin e një asistenti.

“Drejtori i arsimit më tha na s’kemi buxhet me pagu asistenten për djalin tënd ti mundesh me shku në Ministri të Arsimit me bë kërkesën me na ndihmu neve si drejtori e na me siguru. Kur shkoj në Ministri më thonë ata kanë buxhetin, unë nuk e di ku me shku”, shprehet nënë e 14- vjeçarit

Mungesën e buxhetit, si arsye drejtori i Arsimit në Kaçanik, Zahir Doda e dha edhe për televizionin.

Por që, premtoi se do të angazhohen që të bëjnë zgjidhje.

“E kemi të kufizuar numrin e asistentëve. Unë kam problem me reduktim të numrit të stafit të mësimdhënësve përndryshe do t’i kisha siguruar një asistent. Interpret është problem me gjet. Por megjithatë nëse mundemi me sigurua unë i kam thënë edhe nënës po të kemi mundësi me siguru sigurisht kërkoj edhe prej Ministrisë kudo që më përkrahë dikush e siguroi një interped dhe e vazhdon mësimin. Unë do të tentoi prapë, do të bëjë çmos që tash në Janar nëse kam një mundësi të vogël do të siguroi të paktën një gjysmëvjetor le të vazhdoi”, thotë ai.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën