TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

2023, viti i Petro Markos

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
2023, viti i Petro Markos

Viti 2023, do t’i kushtohet shkrimtarit dhe poetit Petro Marko, që është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe. I konsideruar si shkrimtar i brezit të humbur, Marko me romanet e tij bëri një kthesë në letërsinë shqipe, ndonëse vlerësimi iu mohua nga diktatura.

“Jam pak si e vrarë shpirtërisht sepse në momente të tilla gjithmonë kujtoj ato që ka hequr ai dhe momentet e tij. Një nga vuajtjet e një shkrimtari është kur të heqin të drejtën e botimit, nga letërsia shqipe dhe nga shkollat, dhe rri me vite që mos të kujtohet nga lexuesit. Më vjen mirë që e ka kaluar këtë periudhë heshtjeje. Por lexuesit babin nuk e kanë harruar”, tha Arianita Marko, vajza e Petro Markos.

Liria e fjalës dhe e veprës, kushtonte shumë në kohën kur ai krijoi, megjithëse asnjëherë nuk u tërhoq nga ajo çfarë besonte.

“I është thënë herë pas here që mos fliste, por babi i tillë ishte nuk heshte dot”.

Sot në arkivën e familjes e bija Arianita, ruan shumë ditarë të tij që do ta shohin dritën e botimit. Për studiuesin Behar Gjoka, figura e shkrimtarit “rebel”, ka nevojë të ridimensionohet në kulturën letrare sot.

“Për mua ai bëhet sikur njihet, por nuk është njohur në kuptimin e pozicionit që duhet të ketë në program, e një qasje të monografisë letrare si poet romancier, publicist. Kanë munguar përpjekjet për ta sjellë në këtë kohë sepse rileximi na mundëson të kuptojmë se cili ishte kontributi i tij në raport me letërsinë”, tha Gjoka.

Sot mes shkrimtarësh e poetësh, por dhe miqsh u kujtua në 110-vjetorin e lindjes shkrimtari, i cili la gjurmën e tij përmes krijmtarisë dhe fjalës shqipe. Ky vit i Petro Markos do të jetë i mbushur me aktivitete për figurën e tij./tvklan

ShareTweet

Postime të ngjashme

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas brazilian në Pejë për posedim të narkotikëve

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Burri nga Prizreni raporton se i është zhdukur bashkëshortja

Vidhen 300 euro nga një xhami në Kamenicë, tentim vjedhjeje edhe në dy të tjera

Vidhen 300 euro nga një xhami në Kamenicë, tentim vjedhjeje edhe në dy të tjera

Arrestohen katër persona në Leposaviq për rrahjen e një tjetri

Rrahje në Obiliq, arrestohen pesë persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën