TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

28 të arrestuar në rastin “Fajdeja” në Ferizaj

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Policia e Ferizajt me aksion ndaj shoferëve në ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdimin e hetimit të rastit  “Fajdeja”, ka arrestuar edhe një të kërkuar të përfshirë në këtë vepër penale.

Po ashtu, në njoftimin e tyre thuhet se Policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të arrestuarit, derisa në vitin 2023 i njëjti është vendosur në kërkim policor.

“Më datën 11.04.2024, rreth orës 01:30, pas një pune operative dhe hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar është arrestuar i dyshuari A.G. si i dyshuar në rastin penal “Fajdeja”.  Më datën 17.05.2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G. në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe është arrestuar dje më datë 11.04.2024”, thuhet në komunikatë.

Në rastin “Fajdeja”, të dyshuar janë 36 persona, mirëpo deri më tani si të dyshuar janë arrestuar gjithsej 28 persona, raporton teve1.info.

“Gjatë hetimeve të kryera deri me tani në këtë rast si të dyshuar janë tridhjetë e gjashtë (36) persona të përfshirë në rastin “Fajdeja” dhe nga ta, deri më tani si të dyshuar, janë të arrestuar njëzet e tetë (28) persona. Po ashtu ende ka persona ne kërkim policor dhe me urdhër arrest te lëshuar. Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore, ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, thuhet tutje.

Njëherit, në komunikatë kanë shkruar se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend, me theks të veçantë ato në kuadër krimeve të rënda dhe korrupsionit

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të arrestuarit t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2022, i pandehuri i lartcekur, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari S.B., është detyruar që të marr para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60.000 euro, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90.000, me këtë do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Vuçiqit i ndalohet shkuarja në Jasenovac

Vuçiqit i ndalohet shkuarja në Jasenovac

Hezbollahu: Gati t’i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli

Hezbollahu: Gati t’i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli

Spanja e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtës në Ukrainë dhe Palestinë

Spanja i kërkon BE-së të shfuqizojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën