TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vulin kërcënon sërish

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Vulin kërcënon sërish

Nuk është hera e parë që Aleksandar Vulin lëshon deklarata kontraverse.

Zëvendëskryeministri serb i cili është në është në listën e zezë të Amerikës deklaroi se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova.

Madje, i sanksionuari nga Amerika haptazi shprehi simpatinë për Rusinë.

“Këto janë zgjedhje që Serbia duhet t’i fitojë. Këto janë zgjedhje për të drejtën për të mos hequr dorë nga Republika Serbe, janë zgjedhje për të drejtën tonë dhe vendim për të mos njohur kurrë shtetin e rremë të Kosovës, janë zgjedhje për të drejtën tonë për të qëndruar ushtarakisht neutral. Këto janë zgjedhjet për vendimin tonë të prerë dhe të drejtën për të mos vendosur sanksione ndaj Rusise”, ka thënë Vulin.

Duke e komentuar deklaratën e tij, Analisti politik, Belgzim Kamberi, thotë se Aleksandar Vulin është kryekëput pasqyra e vërtetë e politikës serbe.

Tutje, Kamberi tregon se në çfarë forme Vulin po përdoret nga shefi i tij, Aleksandar Vuçiq.

“Aleksandar Vulin i takon pjesës qeveritare në Serbi që është fytyra e vërtetë e nacionalizmit serb. Kur dëshiron ky pushtet, veçanërisht presidenti Aleksandar Vuçiq të lëshoj zëra më nacionalist ose më ultra-nacionalist atëherë natyrisht që flet Vulini dhe njerëz të afërt të tij që janë pjesë e kësaj qeverie. Në një farë mënyrë Vulin i thotë të pathënat e Vuçiqit”, tha Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

Kamberi konsideron se i pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të luajë me dy karta.

“Kjo është pjesë e strategjisë së Vuçiqit i cili vazhdon të luajë me këto dy karta, në njërën anë e bënë zjarrvënësin nëpërmjet profileve si Vulini ndërkaq nga ana tjetër bëhet zjarrfikës në raport me Perëndimin për ta legjitimuar veten si njeri i stabilitetit. Pra, Vulini është karta e destabilitetit brenda pushtetit”, u shpreh Kamberi.

Ndryshe, Aleksandar Vulin është ndër të parë që ka proklamuar idenë e “Botës Serbe”, ku me të synohet bashkimi i të gjithë serbëve me një vend.

Politikani nacionalist në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryetar i BIA-s serbe por ishte larguar nga kjo detyrë për shkak të sanksioneve nga SHBA-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së paralajmëron protesta pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit: Durimi po soset

Deputeti i PDK-së paralajmëron protesta pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit: Durimi po soset

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën