TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK voton kryesinë e re, mbështetë Hamzën si kandidat për kryeministër

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
PDK voton kryesinë e re, mbështetë Hamzën si kandidat për kryeministër

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

“Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një Qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euro-atlantik, Kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Kryetari Krasniqi.

Kurse kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë Kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën