TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

114 vjet shtet, vlerësohet sakrifica e familjes Jashari

Sot, më 28 Nëntor, shqiptarët kudo në botë festojnë Ditën e Flamurit. Datë kjo që shënon edhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. E në Prekaz për këtë datë të rëndësishme bënë homazhe krerët shtetërorë.

by Fëllënza Krasniqi
6 minuta ago
0 0
A A

Ditën e nisën në Prekazin historik.

Ky vend i rëndësishëm ishte ndalesa e parë e krerëve shtetërorë në Ditën e Flamurit.

28 Nëntori, që shënon edhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, nisi me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

E nga Preazi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu foli për sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e saj në çlirimin e Kosovës.

“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë. Adem Jashari qysh herët e nisi angazhimin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e Kosovës. As ai, as familja Jashari, burra e gra bashkë, nuk u dorëzuan. Ata rezistuan, prandaj edhe ne përjetë jemi atyre mirënjohës dhe pikërisht rezistenca e tyre bëri që radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtohen”, tha Albulena Haxhiu.

Edhe për  ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, Prekazi mbetet vendi ku duhet të nisë shënimi i 28 Nëntorit.

“E filluam 28 Nëntorin në Kosovë së bashku me kryetaren e Kuvendit, me kolegë ministra, me deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, pikërisht në Prekaz, edhe pse është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por sepse nuk ka vend tjetër ku mund ta fillosh 28 Nëntorin. Në këtë vend, i cili është vendi i shenjtë i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë dhe ku është pikënisja e secilit aktivitet i cili lidhet me historinë tonë, me lirinë tonë edhe me të ardhmen e kombit tonë. Për shkak se ai që harron historinë, harron edhe të ardhmen që ka për të ndërtuar’, deklaroi Gërvalla.

Kurse homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bëri edhe ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

“Nga Prekazi legjendar u uroj 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 28 nëntori është festë e shumëfishtë. Është dita e flamurit, dita e Shqipërisë, e pavarësisë së Shqipërisë, dalja e parë publike e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar. Sa herë që kemi nevojë për energji, për frymëzim, rrugët na sjellin në Prekaz. Prekazi, Adem Jashari, UÇK-ja janë themelet e lirisë sonë”, theksoi Çitaku.

Ndërsa sipas Xhavit Jashari nga OVL – UÇK  festat e nëntorit po janë të zbehta pa prezencën e  ish-krerëve  të UÇK-së.

“Sot këto festa nuk shënohen për ne si duhet, për arsye sepse krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë padrejtësisht në Hagë, dhe unë nga ky vend do t’ju thoja përfaqësuesve të institucioneve që nuk vlen vetëm të rrinë e të bëjnë deklarata në këtë vend të shenjtë, te varrezat e dëshmorëve, por të veprojnë në detyrat dhe pozicionet që i kanë marrë, sepse kanë përgjegjësi morale, njerëzore dhe kombëtare. Dhe edhe sot nga këtu dua t’u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që të thirret një seancë sa më shpejt, dhe vetëm një nen të votohet dhe të shfuqizohet Gjykata Speciale, ajo gjykatë politike ku mori një vendim politik, dënoi krerët dhe goditi, siç e kemi thënë në vetë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, goditi në shtetësinë e Kosovës”, tha Jashari.

Për nder të Ditës së Flamuri në Prekaz u mbajt edhe një maratonë, dhe u ky vend u vizitua nga shumë qytetarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ne i dashurojmë qebapat” – pse çifti amerikan zgjodhi të jetojë në Kosovë?

“Ne i dashurojmë qebapat” – pse çifti amerikan zgjodhi të jetojë në Kosovë?

28 Nëntori në Prekaz, aty ku bashkohen shqiptarët për shumë arsye

28 Nëntori në Prekaz, aty ku bashkohen shqiptarët për shumë arsye

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

“Ne i dashurojmë qebapat” – pse çifti amerikan zgjodhi të jetojë në Kosovë?

“Ne i dashurojmë qebapat” – pse çifti amerikan zgjodhi të jetojë në Kosovë?

114 vjet shtet, vlerësohet sakrifica e familjes Jashari

114 vjet shtet, vlerësohet sakrifica e familjes Jashari

28 Nëntori në Prekaz, aty ku bashkohen shqiptarët për shumë arsye

28 Nëntori në Prekaz, aty ku bashkohen shqiptarët për shumë arsye

Shqipëria 114 vjet shtet, Begaj: Pavarësia, përgjegjësi që duhet mbrojtur çdo ditë

Shqipëria 114 vjet shtet, Begaj: Pavarësia, përgjegjësi që duhet mbrojtur çdo ditë

Amedspori i shqiptarëve kthehet te fitorja në Superligën e Turqisë

Amedspori i shqiptarëve kthehet te fitorja në Superligën e Turqisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën