TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Telekomi mirëpret shkarkimin e përmbaruesit Mulhaxha, nga ai thotë se u dëmtua me 14 milionë euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Telekomi do të kërkojë t’i kthehen paratë nga Z-mobile

Telekomi i Kosovës ka mirëpritur vendimin për vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të Përmbaruesit Privat, Ilir Mulhaxha.

Në komunikatën e Telekomit thuhet se Mulhaxha edhe në rastin e Telekomit të Kosovës, në emër të interesave të “Dardafon.net”/ Z-Mobile, ka bërë shkelje të detyrave.

“Edhe në rastin përmbarimor, kundër Telekomit të Kosovës, në emër të interesave të “Dardafon.net”/ Z-Mobile janë konstatuar abuzime dhe shkelje të kësaj natyre, të kryera nga ana e z. Mulhaxha, që karakterizohen me tejkalim të autorizimeve, shkelje të dispozitave ligjore dhe me ngarkim të TK me shuma të paqena dhe të paarsyetuara të borxheve që janë përtej detyrimit të caktuar nga vendimi i arbitrazhit / dokumentit përmbarimor. Në rastin tonë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, ku TK Sh.A ka qenë palë debitore, z. Mulhaxha krejtësisht në mënyrë të njëanshme, të papërgjegjshme dhe kundërligjore përfaqësonte dhe anonte kah interesat e kompanisë Dardafon.net dhe pronarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj kompanie dëmi që u është shkaktuar nga veprimet e Mulhaxhës është rreth 14 milionë euro.

“Vetëm në rastin e Telekomit, dëmi që është shkaktuar nga ushtrimi i papërgjegjshëm dhe i kundërligjshëm i detyrës së përmbaruesit nga ana e z. Mulhaxha, vlerësohet se kap shumën prej rreth 14 Milionë Euro, duke përmbaruar për interesa të veta apo të tjetërkujt, përtej detyrimeve nga dokumenti përmbarimor. Fatkeqësisht, të gjitha ankesat dhe kërkesat e parashtruara nga Telekomi në procedurën përmbarimore të zhvilluar pranë zyrës se përmbaruesit privat, nuk dhanë rezultate. Si rrjedhojë, z. Mulhaxha dhe interesat që ai përfaqësonte, fatkeqësisht gëzuan mbështetjen nga segmente të sistemit të drejtësisë dhe mbetën të pandëshkuara gati të gjitha abuzimet e kryera ne rastin e Telekomit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ministria e Drejtësisë të martën ka nënshkruar vendimin për të pushuar nga detyra përmbaruesin privat Ilir Mulhaxha për kryerjet të veprimeve në kundërshtim me ligjin./teve1.info/

Tags: permbaruesi MulhaxhaTelekomi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrustemi: Shpërndarja e Kuvendit nga presidentja Osmani, veprim arbitrar

Rrustemi: I lus disa ambasadorë që të mos ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese

​Dëshmitari Tmava flet për raportet me Nagip Krasniqin, tregon nëse kishin presion nga ai

​Dëshmitari Tmava flet për raportet me Nagip Krasniqin, tregon nëse kishin presion nga ai

Rama: Kamerat e sigurisë në Prishtinë kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale

Rama: Kamerat e sigurisë në Prishtinë kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Tetovë, vdes një person

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Tetovë, vdes një person

Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Broja kthehet ndaj Fulhamit, gati për Poloninë

Rrustemi: Shpërndarja e Kuvendit nga presidentja Osmani, veprim arbitrar

Rrustemi: I lus disa ambasadorë që të mos ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese

“Te Lecce jam si në shtëpi”, Ylber Ramadani për reportazhin e Serisë A: Babai nuk donte të bëhesha futbollist 

“Te Lecce jam si në shtëpi”, Ylber Ramadani për reportazhin e Serisë A: Babai nuk donte të bëhesha futbollist 

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani dëshiron të mbetet te Beshiktashi

​Dëshmitari Tmava flet për raportet me Nagip Krasniqin, tregon nëse kishin presion nga ai

​Dëshmitari Tmava flet për raportet me Nagip Krasniqin, tregon nëse kishin presion nga ai

“Mesditë”- 11.03.2026

“Mesditë”- 11.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën