TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuçi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës e ka përmbush amanetin e të rënëve për këtë ditë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kuçi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës e ka përmbush amanetin e të rënëve për këtë ditë

Ish kryetari i Komisionit hartues të Kushtetutës së Kosovës dhe ish ministri i Drejtësisë në Kosovën e Pavarur, Hajredin Kuçi, tha se shpallja e Pavarësisë së Kosovës 15 vite më parë, ka qenë një lloj plotësimi i amanetit të dëshmorëve dhe atyre që kanë rënë për liri, raporton teve1.info

Gjatë intervistës me gazetarin Ardian Visoka në “Info Nata”, Kuçi ka thënë se në momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, i janë kujtuar ata që kanë kontribuar shumë për këtë ditë, duke filluar nga Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti e shumë atdhetarë tjerë që nuk e kanë pritur këtë ditë.

“Në atë moment njerëzit mendojnë gjithmonë për atë që nuk e kanë. Më vjen keq për këto personalitet që i përmende, Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën, Ukshin Hotin dhe shumë të tjerë, qoftë ata që kanë vdekur në burgje, në luftë apo diku tjetër por edhe ata që kanë qenë aktivistë dhe kanë vdekur prej natyrës dhe nuk e kanë arritur ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe aq shumë iu kanë përkushtua. Por unë mendoj se secili prej neve që e ka pas një qëllim ideal,nëse Kosova dhe shqiptarët unë mendoj që idealet i kanë bërë përmes lëvizjeve dhe pastaj lëvizjet e tyre i kanë shndërruar qoftë në lëvizje demokratike apo politiko-ushtarake çfarë ka qenë UÇK-ja, apo pastaj përmes partive politike, gjithmonë qëllimi ka qenë me i realizu ato ideal. E çdo gjeneratë ka realizua disa ideale dhe unë mendoj që ndihet mirë jo vetëm për ata që kanë qenë në atë moment apo kanë qenë gjallë, por edhe për ata që kanë vdekur, mendoj që ka qenë një lloj plotësimi i amanetit të tyre dhe ajo thënia që kam thënë “Bac u kry” ka qenë jo vetëm për Adem Jasharin por gjithë të tjerët të cilët e kanë pritur, e kanë synuar atë moment”, tha Kuçi.

Ish deputeti Hajredin Kuçi u shpreh se rënia e Adem Jasharit për liri, përveç bashkuese është sublime.

“Kontributi i tij është sublim për Pavarësinë e Kosovës dhe unë mendoj që secili që e ka dhënë një kontribut për Pavarësinë e Kosovës në këtë rast e ka vendin e vet”, tha Kuçi.

Ai u shpreh se qytetarët e Kosovës që e kanë arritur edhe lirinë edhe pavarësinë e vendit kanë përjetuar arritje të madhe.

Ai tha se është fat të cilin e ka pas kjo gjeneratë, por shtoi se edhe ka qenë edhe vullnet i qytetarëve por edhe secili shqiptar ka bërë diçka që ta ndiej veprimin e shpalljes së Pavarësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Granit Xhaka reagon pas vendimit në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së

Ish-gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’ka asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Ish-gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’ka asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

AFA: Lufta e UÇK-së ishte për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës

AFA: Lufta e UÇK-së ishte për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës

Policia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike

Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike

Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur

Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën