TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

11 kandidatë që synojnë ulësen e deputetit janë me aktakuza

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, 11 kandidatë nga të gjitha partitë politike kanë probleme me ligjin, pasi ndaj tyre janë të ngritura aktakuza. Kjo praktikë po kërkohet të ndryshohet, pasi vlerësohet se ndikon në minimin e besimit të qytetarëve.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
2 0
A A

Ndaj tyre ka aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndër të tjera keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë gjashtë kandidatë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dy, në Nismën Socialdemokrate dy dhe në Listën e Demokracisë Turke, një.

Ani pse ligji ua lejon kandidimin, kjo po shihet se minon besimin e qytetarëve ndaj të zgjedhurve të tyre.

“Qytetarët kanë nevojë për një përfaqësim dinjitoz dhe me vlerë në Parlamentin e Republikës së Kosovës si tempulli i demokracisë dhe jo kandidatë me aktakuza të ngritura. Përderisa nuk është e ndaluar me ligj, institucionet duhet punuar në këtë drejtim pasi të konstituohet Kuvendi ndoshta edhe në rregullativë ligjore , ndalimi i kandidimit me aktakuza të ngritura aktive. Për momentin nuk është një gjë e tillë, por urojmë që institucionet të mirren me këtë gjë seriozisht të mos krijohet si praktikë”, shprehet Aolta Bajrami nga AVONET, raporton Tëvë1.

Edhe Anton Nrecaj nga Instituti CLARD vlerëson se kjo dëmton nivelin e demokracisë në vend.

“Në një vend ku synohet që deputetët t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve natyrisht se ata deputetë duhet të jenë të pastër me ligjin në mënyrë që japin mesazh edhe te qytetarët në mënyrë që të njëjtit i përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze interesat e qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, vlerëson ai.

Ai shton se nuk mund të bëhet ndalimi i kësaj praktike ndër vite nga partitë politike.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ia garanton të drejtën secilit që ta dëshmon pafajësinë në një proces gjyqësor dhe përderisa e kemi këtë situatë atëherë natyrisht se është shumë e vështirë t’i ndalohet një kandidati i cili nuk ka aktgjykim të formës së prerë të mos jetë pjesë e garës”, thotë Ndrecaj.

Në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, 23 kandidatë për deputetë kishin aktakuza dhe dënime nga Gjykatat.

Sipas neni 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk mund të kandidojnë persona të dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit dhe dënimi përfshin një ose më shumë vite burgim efektiv.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Vazhdon e mbyllur për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim dokumentesh

Serbëve në veri iu pengojnë tabelat në gjuhën shqipe, i ngjyrosin me sprej

Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Policia arreston dy të dyshuar për mashtrim me kartela bankare në Fushë-Kosovë

Policia arreston dy të dyshuar për mashtrim me kartela bankare në Fushë-Kosovë

Detaje të reja për të shtënat me kallashnikov në Podujevë, i dyshuari shtiu drejt dy burrave – u gjetën 6 gëzhoja

Detaje të reja për të shtënat me kallashnikov në Podujevë, i dyshuari shtiu drejt dy burrave – u gjetën 6 gëzhoja

Kusari- Lila: S’kemi diskutuar për Osmanin, duhet dakordim me partitë që të shmangen zgjedhjet

Kusari- Lila: S’kemi diskutuar për Osmanin, duhet dakordim me partitë që të shmangen zgjedhjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën