TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

11 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
11 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën

Mbrëmja e së dielës është një nga netët më stresuese të njerëzve, sipas një sondazhi të vitit 2013 nga Monster.com, sipas të cilit rreth 78 % e njerëzve e përjetonin mbrëmjen e së dielës si më të tmerrshme nga të gjitha ditët. Kjo, sepse u kujton atyre javën e re dhe të ngarkuar që i pret të nesërmen.

Por mbrëmja e së dielës të ndihmon për të parashikuar një javë të mbarë dhe të qetë, nëse mësohesh që ta organizosh siç duhet. Zakonisht, njerëzit e suksesshëm e kanë mbrëmjen e së dielës një nga momentet e tyre më të mira, sepse përgatiten që të hyjnë në javën e re me këmbën e djathtë. Ja çfarë bëjnë ata.

Shpenzojnë kohë me familjen dhe miqtë. Sepse e dinë që java do të jetë e gjatë dhe më e mbarë, nëse kalojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre.

Planifikojnë diçka argëtuese. E hëna vjen shumë shpejt dhe për ta pritur mirë, njerëzit e suksesshëm e konsiderojnë diçka shumë të rëndësishme që mbrëmjen e së dielës të fokusohen në gjërat argëtuese me familjarët.

Organizojnë planin e javës. Disa njerëz të suksesshëm kanë dëshirë të shohin kalendarin dhe të vendosin objektivat e javës qysh në mbrëmjen e së dielës.

Bëjnë ushtrime. Çfarëdo, shëtisin, luajnë lojëra të ndryshme, tenis, ose shkojnë në palestër.

Hanë shëndetshëm. Këtë e bëjnë gjithmonë, por sidomos mbrëmjet e së dielës kalojnë kohë për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar. Alkooli nuk zë vend tek ata këtë mbrëmje, sepse e hëna nuk duhet të nisë me dhimbje koke. Një vakt i shëndetshëm dhe çaj bimor me limon është ideal.

Lexojnë. Shumë njerëz të suksesshëm e kanë rutinë të lexuarin, kështu që edhe e diela në mbrëmje nuk bën përjashtim nga kjo.

Ndjekin të gjitha angazhimet. Ndërsa kanë bërë premtime për t’i realizuar javën e kaluar, ata gjithmonë e gjejnë mundësinë për t’i realizuar. Kështu, këtë mbrëmje ata angazhohen për gjëra të reja që duhet t’i arrijnë gjatë javës.

Pushojnë. Ndërsa e dinë se java do të jetë super e ngarkuar, kjo mbrëmje ka nevojë për më shumë relaks dhe njerëzit e suksesshëm e dinë mjaft mirë këtë. Qetësi për trupin dhe mendjen.

Reflektojnë. Darka mund të jetë një moment mjaft i mirë për të kthjelluar ndjenjat, sidomos nëse mbrëmja e së dielës është ajo periudhë stresuese që kalojnë të gjithë. Një mënyrë e mirë është edhe për t’i shkruar ndjesitë dhe perspektivat e javës. Kjo bën mirë për t’u qetësuar.

Kontribuojnë si vullnetarë. Një mënyrë tjetër mjaft e mirë, sipas specialistëve, është edhe të japësh kontributin si vullnetar aty ku dikush ka nevojë. Asgjë më shumë se kjo nuk do të ta heqë stresin para një jave të gjatë e të mbushur. Është një moment për të qenë më human dhe për ta ndier veten me të lehtë.

E mbyllin të dielën me një shënim: E hëna do të vijë, pavarësisht mënyrës se si ndihesh, kështu që përpiqu të mbledhësh sa më shumë energji pozitive dhe të reflektosh mbi përvojat pozitive të fundjavës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta perfeksiononi komunikimin me njerëz

Si ta perfeksiononi komunikimin me njerëz

5 produktet që konfiskohen më shpesh në aeroporte

5 produktet që konfiskohen më shpesh në aeroporte

Trendi që nuk e imagjinonim kurrë se do të kthehej

Trendi që nuk e imagjinonim kurrë se do të kthehej

Njihuni me Plazhin e Dashurisë

Njihuni me Plazhin e Dashurisë

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Audio-incizimet tregojnë udhëzimet që Thaçi dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Hidhet shorti i Superligës, Sigal Prishtina – Peja, derbi i xhiros së parë

Hidhet shorti i Superligës, Sigal Prishtina – Peja, derbi i xhiros së parë

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën