TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

11 dështimet e Qeverisë Kurti sipas Haradinajt

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Haradinaj Kurtit: Koha është për veprim, për çdo hezitim e vonesë do t’ju mbajmë përgjegjës

“Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli”, ka shkruar Haradinaj.

Dështimi i parë sipas Haradinajt, është mosmiratimi i ligjit të pagave. Ai ka thënë se prej se e ka marrë detyrën e kryeministrit, nuk ka rritje të rrogave, as të pensioneve raporton teve1.info

Tutje Haradinaj dështime të qeverisë Kurti e ka parë edhe ndalimin e projektit të gazsjellësit amerikan, shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Tendenca në rritje për të vendosur kontroll në mënyrën e përzgjedhjes së kryeprokurorit. Me ligjin aktual kryeprokurori zgjedhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Tendenca e kryeministrit është që t’i mbivotojë anëtarët e këtij këshilli, duke zvogëluar numrin e tyre nga 13 sa janë aktualisht në 7, e të tjerët t’i marrë sipas modelit të tij, laikë, nga Avokati i  Popullit apo Kuvendi. Model që nuk e kanë as vendet e rajonit e as të BE”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

Këto janë vetëm disa nga dështimet e qeverisë Kurti pas një viti të qeverisjes.

Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli.

1.Dështimi në miratimin e ligjit të pagave

Prej se e ka marrë detyrën e kryeministrit, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, ka ngecje në shtimin e të hyrave për qytetarët.

Qytetarët marrin aq sa kanë marrë para një ose dy viteve, e çmimet janë rritur në mënyrë enorme.

2.Dështimi në fushën e energjisë

Ndalja e projektit të gazsjellësit amerikan. Vendnumërimi në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike. Shtrenjëtimi enorm i energjisë elektrike. Pagesa e dhjetëra milionë eurove për energjinë e qytetarëve serb në veri.

3.Kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura

Nepotizmi në shkallë shqetësuese në politikën e punësimeve.

4.Menaxhimi i keq i pandemisë

Në muajt e parë shkalla tejet e ulët e vaksinimit të popullsisë. Mbyllja pa kriter e gastronomisë. Mbajtja e orës policore përtej çdo kriteri dhe arsyeje. Paketat e ndihmës ekonomike në kohën e pandemisë, pa asnjë efekt në rehabilitim të pasojave të saj.

5.Vazhdimi i dialogut pa koncept me Serbinë. Dialog i nivelit teknik nga i cili Kosova nuk përfiton asgjë.

6.Menaxhimi jo profesional i situatave të sigurisë të krijuara në veri

Ekspozimi i policëve të Kosovës deri në përulje përballë bandave kriminale në veri.

7.Dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit.

8.Dështimet në politikën e jashtme  Mosantarësimi i Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, mungesa e njohjeve, tërheqja e ambasadorëve pa asnjë shpjegim dhe lënja bosh e vendit të tyre për muaj të tërë. Plus skandale të njëpasnjëshme.

9.Qëndrimi i tij për luftën për liri dhe njëjtësimi i arkivave të Serbisë që kanë mijëra dosje të krimeve monstruoze kundër shqiptarëve me arkivat që nuk egzistojnë të UÇK-së.

10.Fushata sistematike institucionale kundër fjalës së lirë, mediave dhe gazetarëve. Margaritari i fundit i kësaj fushate është deklarata e shefit të stafit të kryeministrit, se si disa media janë ndërmarrje të kriminalizuara.

11.Dështimet në garantimin e pavarësisë së gjyqësorit

Tendenca në rritje për të vendosur kontroll në mënyrën e përzgjedhjes së kryeprokurorit. Me ligjin aktual kryeprokurori zgjedhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Tendenca e kryeministrit është që t’i mbivotojë anëtarët e këtij këshilli, duke zvogëluar numrin e tyre nga 13 sa janë aktualisht në 7, e të tjerët t’i marrë sipas modelit të tij, laikë, nga Avokati i  Popullit apo Kuvendi. Model që nuk e kanë as vendet e rajonit e as të BE.

Kryeministri përzihet pikërisht në kohën kur duhet të zgjedhet kryeprokurori, me modelet e tij, se si duhet të jetë ai. Kjo nuk është punë e kryeministrit.

Ka edhe shumë dështime të tjera, kategori në vete, që janë edhe më shumë se dështime, por gabime ordinere, si:

– Kërkesa qesharake e Kurtit në Bruksel për shndërrimin e CEFTA-s në SEFTA

– Deklarimi pa sqarim se Kosova e mbështet një Asociacion gjeografik

– Qëndrimi skandaloz që Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka obligime juridike për Kosovën.

– Shfuqizimi i marrëveshjeve me komuna dhe heqja e mjeteve të parapara me buxhet

– Zvogëlimi i subvencioneve për bujq, vonesa e realizimit të tyre dhe realizimi parcial. Zvogëlimi i subvencioneve direkte për vreshtarë prej 1000 në 400 euro

– Heqja dorë nga rivendosja e reciprocitetit me Serbinë pavarësisht se ishte premtim elektoral i VV

– Nisma e pastudiuar për padi ndaj Serbisë për gjenocid qe mund te na kthehet në humbje…..

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

“Info Nata”- 11.05.2026

“Info Nata”- 11.05.2026

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën