TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla – opozitës: Zgjodhët diskutimin mbi MPJD-në në ditën kur do të ballafaqohemi me Vuçiqin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Konferencat ndërkombëtare nuk mund të jenë zgjidhje për konfliktin bilateral mes Kosovës dhe Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kritikuar opozitën, e cila sot kërkoi që në Kuvend të diskutohet mbi themelimin e Komisionit Hetimor për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe të MPJD-së.

Gërvalla ka thënë se në ditën kur bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë nisur për Nju Jurk, atje ku do të mbahet Këshilli i Sigurimit i OKS-së, opozita pikërisht këtë ditë ka propozuar për shtyrje të pikës së rendit të ditës deri në seancën e ardhshme.

“Meqenëse detyra ime ma kërkon që sot të jem në Nju Jork dhe nga pamundësia që të jem e pranishme në atë seancë të Kuvendit, dua të përcjell mesazhin që jo vetëm që nuk i shmangem asnjë debati dhe asnjë hetimi, por mezi po pres që të flasim edhe për keqmenaxhimin e parasë publike edhe për punësimet e jashtëligjshme, familjarizmin dhe shkeljet konstante të ligjit në këtë ministri. Mezi po pres!”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ajo është deklaruar për emërimet e ambasadorëve, duke thënë se “ka vdekur koha e pazareve dhe emërimeve të ambasadorëve dhe konsujve nëpër kafene, telefonata të stilit pronto dhe në oda, të shpenzimeve marramendëse për udhëtime dhe hotele, të shitjes së pasaportave nëpër stacione trenash dhe pika karburanti, të sorollatjes me pasaporta dhe targa diplomatike dhe lloj-lloj malli nëpër ato vetura, të tonit harbut ndaj qytetarëve nëpër konsullata”.

Sipas saj, qytetarët meritojnë të dijnë se nga kush dhe si janë përfaqësuar vite me radhë jashtë Kosovës./teve1.info/

Tags: albin kurtidonika gervallaMarrëveshjet ndërkombëtare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

”Zemra ime më tha se ishte gjallë”: Nëna nga Gaza ribashkohet me foshnjën pas 2 vitesh

”Zemra ime më tha se ishte gjallë”: Nëna nga Gaza ribashkohet me foshnjën pas 2 vitesh

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën