Frederick Abrahams, nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, në cilësi të dëshmitarit të 22-të, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se ka pasur frikë të flitet për krimet e pretenduara të bëra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
‘‘Në rastin e hetimit shkeljeve të pretenduara të bëra nga UPK-ja, intervistat ishin të vështira se kishte hezitim dhe frikë me fol haptazi për këtë çështje’’, tha i njëjti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se raportet për këtë i kanë bërë më shumë kolegët e tij por se edhe ata kishin thënë se janë përballur me njerëz që kanë shprehur frikë për të dhënë përgjigje që përfshijnë shkeljet e pretenduara të UÇK-së.
‘‘Unë e kuptoja dhe besoja frikën si frikë që njerëzit mund të kishin frikë nga pasojat që mund të kishin’’, u përgjigj dëshmitari kur u pyet nga prokurori Alan Tieger se për çfarë kishin frikë këta persona.
Abrahams më tej tha se fitoi këtë përshtypje në bazë të qindra intervistave të bëra por se nuk përjashtoi mundësinë se kishte njerëz që nuk donin të flisnin për këtë sepse në mendjen e tyre kauza ishte më e madhe.
‘‘Pasoja të vuanin nga pjesëtarë të UÇK-së për faktin se do flinin për keq-sjellje të tyre’’, tha ai kur u pyet se nga kush frikësoheshin se do kishin pasoja.
Ndërkaq, në fillim të dëshmisë së tij, ai ka treguar se punon në këtë organizatë që nga viti 1993 dhe se mandati i tyre është të monitorojnë, komentojnë, ekspozojnë dhe të publikojnë raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut në gjithë botën.
I njëjti ka deklaruar se periudhës 93-2000 ka punuar në Ballkanin Jugor dhe se misioni i tij i parë në Kosovë ka qenë viti 1996.
Po ashtu, Abrahams ka thënë se ka dhënë dëshmi në disa çështje gjyqësore si dhe punën e tyre e ka paraqitur edhe para Kongresit Amerikan.
Dëshmitari tha se nuk kanë qenë të vendosur në mënyrë permanente në Kosovë por se kanë ardhur dhe qëndruar nga 2-3 javë herë pas here.
Tekstin e plotë e gjeni këtu.