Francesco Farioli është trajneri i ri i Nice.
Trajneri 34-vjeçar italian ka firmosur me klubin francez, ndërsa do të nisë punën që nga e hëna.
Asistenti i Roberto De Zerbit në kohën e Sassuolo dhe Beneventos u shpreh i lumtur për marrjen e detyrës së re.
“Të jesh trajneri i ri i Nice-s është një krenari e pamasë. Unë e kam njohur dhe ndjekur evolucionin e klubit prej vitesh. Strukturat janë aty, ashtu si njerëzit kompetentë dhe të vendosur, ka të gjitha kushtet për të bërë gjëra të mëdha së bashku. Do të duhet punë e palodhur dhe përulësi, mezi pres të filloj”-deklaroi Farioli.