Klubi i Hendbollit, Prishtina ka njoftuar se ka emëruar trajner Arben Parduzin. Këtë klubi prishtinas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Ish-kapiteni dhe lojtari i Prishtinës rikthehet në shtëpi, por tani në pozitën e shefit të shtabit teknik të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.
“Synimet mbesin të njejta. Përgatitjet fillojnë së shpejti!”.