TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyra e Abbasit i kërkon SHBA-së t’ia lëshojë vizën atij para takimeve kyçe në OKB

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
Zyra e Abbasit i kërkon SHBA-së t’ia lëshojë vizën atij para takimeve kyçe në OKB

Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje të shtunën Qeverisë amerikane ta tërheqë vendimin e saj për anulimin e vizës së tij, disa javë para se ai ta marrë pjesë në mbledhjen kryesore vjetore të OKB-së dhe në një konferencë ndërkombëtare për krijimin e një shteti palestinez.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, anuloi vizat e Abbasit dhe të 80 zyrtarëve të tjerë para mbledhjes së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, bëri të ditur Departamenti i Shtetit të premten.

Abbas ka folur për shumë vite në Asamblenë e Përgjithshme dhe zakonisht kryeson delegacionin palestinez.

“Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane ta ndryshojë vendimin e saj. Ky vendim vetëm sa do t’i rrisë tensionet dhe përshkallëzimin”, tha zëdhënësi presidencial palestinez, Nabil Abu Rudeineh, për Associated Press në Ramallah të shtunën.

“Që nga dje kemi qenë në kontakt me vende arabe dhe vendet e huaja, sidomos ato që janë drejtpërdrejt të përfshira në këtë çështje. Kjo përpjekje do të vazhdojë pa ndërprerje”, shtoi ai.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të ushtrojnë trysni mbi administratën Trump që ta ndryshojë vendimin, veçanërisht atyre që do ta organizojnë një konferencë të nivelit të lartë më 22 shtator për ringjalljen e përpjekjeve drejt një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Konferenca bashkorganizohet nga Franca dhe Arabia Saudite.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, protestoi kundër kufizimeve për hyrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe tha se do ta diskutojë çështjen me homologët e BE-së.

“Seli e Kombeve të Bashkuara është një vend neutraliteti, një strehë kushtuar paqes, ku zgjidhen konfliktet”, tha ai të shtunën.

Abu Rudeineh gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund ofensivës së Izraelit në Gazë dhe “përshkallëzimit në Bregun Perëndimor, sepse asgjë nga këto nuk do të çojë drejt ndonjë zgjidhjeje”, shkruan REL.

Ushtria izraelite e ka shpallur qytetin më të madh të Gazës si zonë lufte. Izraeli thotë se Qyteti i Gazës mbetet një bastion i Hamasit.

Administrata Trump ka ndërmarrë disa hapa për të shënjestruar palestinezët me kufizime vizash.

“Është në interesin tonë të sigurisë kombëtare që ta mbajmë OÇP-në (Organizatën për Çlirimin e Palestinës) dhe AP-në (Autoritetin Palestinez) përgjegjës për mosrespektimin e angazhimeve të tyre, dhe për minimin e perspektivave për paqe”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Autoriteti Palestinez e dënoi tërheqjen e vizave si shkelje të angazhimeve të SHBA-së si vend mikpritës i Kombeve të Bashkuara.

Tags: OKBSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen dy policë në Tiranë

Pezullohen dy policë në Tiranë

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë

Pezullohen dy policë në Tiranë

Pezullohen dy policë në Tiranë

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Serbia po kërcënon Kosovën, BE-ja ta detyrojë Beogradin ta dorëzojë Radoiçiqin

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën