Siç thotë ai, Kosova ka pasur fatin që disa pjesë të memories janë ruajtur nga të tjerët.
“Kur bëhet fjalë për historinë pak më të largët, jemi popull fatkeq sepse gjenden pasuri që i kemi kaluar nëpër periudha të ndryshme. Nuk e kemi ruajtur vetë, për shkak se edhe institucionet e arkiva janë krijuar vonë tek ne, por në të njëjtën kohë kemi pasur fatin që atë pjesë të memories tonë të na e ruajnë të tjerët”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.
Tutje, Zyberaj shtoi se pasi ka ardhur në pozitën e drejtorit ekzekutiv ka parë se arkivat janë lënë si institucion i rëndësisë së dorës së tretë apo të katërt. /Teve1.info/