Qeveria zvicerane thotë se ka vendosur të ngrijë çdo pasuri të mbajtur në Zvicër nga Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij “me efekt të menjëhershëm”.
“Duke vepruar kështu, Këshilli Federal synon të parandalojë një rrjedhje të aseteve”, tha ai në një deklaratë, duke theksuar se “nëse procedurat e ardhshme ligjore zbulojnë se fondet janë fituar në mënyrë të paligjshme, Zvicra do të përpiqet të sigurojë që ato të jenë në dobi të popullit venezuelian”.
Maduro i cili u kap nga SHBA-ja të shtunën gjatë një operacioni ushtarak, është transferuar nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn, Nju Jork, në gjykatën federale në Manhattan, ku pritet të paraqitet para gjykatës rreth mesditës.











