“Kosova po themelon të parin Fond Sovran në Ballkanin Perëndimor”, tha kështu, Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.
Madje sipas tij, modeli i Kosovës është shumë më i veçantë, krahasuar me modelet e shteteve tjera, përcjell teve1.inof.
“Do të thosha që modeli i Kosovës është shumë i veçantë. Ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të fondeve sovrane gjatë hartimit të projektligjit. Kemi marrë shembuj të fondeve të Norvegjisë, të Irlandës dhe të vendeve të tjera. Duhet t’i kemi parasysh specifikat e Kosovës, sepse ka fonde sovrane që mbështeten në burime të natyrës. Tek ne duhet të jetë parasysh që nuk e kemi naftën, por kemi mundësi tjera që mund t’i zhvillojmë. Përfundimisht, mendoj që e kemi nxjerrë një model paksa të veçantë, të ndryshëm nga Sllovenia e Greqia. Po themelon të parin Fond Sovran në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Mjeku në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ndërkaq, i pyetur se në çfarë faze është momentalisht ky fond dhe kur do ta marrë votën e Kuvendit të Kosovës, Mjeku tha se mbetet të shihet nga dinamika e Kuvendit.
“Në Qeveri e kemi miratuar deri në fund të këtij muaji që ta miratojmë si projektligj”, shtoi tutje Mjeku./teve1.info/.