TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zumberi huazohet te skuadra e fundit në kategorinë e dytë të Zvicrës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zumberi huazohet te skuadra e fundit në kategorinë e dytë të Zvicrës

Kapiteni i përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll, Valon Zumberi, karrierën do ta vazhdojë në kategorinë e dytë të Zvicrës. Mbrojtësi 21-vjeçar të hënën është huazuar nga Hamburgu te Schaffhauseni deri në fund të edicionit. Në fakt, Zumberi ka vazhduar për një vit kontratën me Hamburgun dhe menjëherë është huazuar te skuadra e fundit në tabelë në kategorinë e dytë helvetike.

Shpresohet që kjo të jetë lëvizje e duhur për mbrojtësin që vlerësohej lart, por që nuk u stabilizua dot në ekipin e parë të klubit gjerman. Ai kishte kontratë me Hamburgun deri në qershor të këtij viti, ndërsa ka vazhduar kontratën me klubin e Bundesligës për një vit.

Zumberi është te Hamburgu prej vitit 2010. Te kjo skuadër ka kaluar të gjitha grupmoshat. Këtë edicion është grumbulluar vetëm një herë me ekipin e parë për ndeshje të Bundesliga 2. Qëndroi në stol ndaj Hostein Kielit më 11 nëntor të vitit të kaluar. Ndërkohë, i luajti gjashtë ndeshje për ekipin e dytë të Hamburgut në kategorinë e katërt gjermane.

“I dëshirojmë Valonit çdo të mirë në periudhën në Zvicër. Po shikojmë para që të vazhdojmë rrugën tonë së bashku nga vera e këtij viti”, ka thënë drejtori sportiv i Hamburgut, Claus Costa.

Schaffhauseni mblodhi 14 pikë në 17 ndeshjet e para të këtij edicioni. Drejtor sportiv në këtë klub është Admir Mehmedi, ish-futbollisti i suksesshëm i Zvicrës.

“Valoni do të ndihmojë që mbrojtja jonë të jetë edhe më stabile. Përkundër moshës së re, ai ka kualitete të mira lidershipi. Jemi të lumtur që ishim në gjendje ta bindim një lojtar të Hamburgut të bashkohet me ne”, ka thënë Mehmedi.

Zumberi do ta mbajë fanellën me numër 44 te Schaffhauseni.

Arbnor Hasani, Bujar Lika, Jetmir Krasniqi, Limi Rrustemi, Orges Bunjaku, Leon Hysenaj, Ardi Morina, Mark Marleku, Liridon Balaj janë shqiptarët e tjerë në ekipin senior të Schaffhausenit.

Zumberi tashmë i ka 16 paraqitje për Kosovën U21. Ka luajtur edhe për Kosovën U17 dhe U16. Për kohë të gjatë është pritur që Zumberi të shndërrohet në lider të mbrojtjes së Hamburgut. Kjo megjithatë, nuk ka ndodhur deri më tani. Fakti që Hamburgu ia ka vazhduar kontratën, dëshmon se drejtuesit e klubit gjerman do t’i japin tjetër rast atij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

Basketboll, Superkupa në Rahovec

Basketboll, Superkupa në Rahovec

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Muriqi nuk do të startojë kundër Romës

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën