TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e Kosovës në statusin e vendit kandidat për BE

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e Kosovës në statusin e vendit kandidat për BE

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar në Bruksel një takim me rreth 30 përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Gjatë takimit, Zulfaj ka prezantuar progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke kërkuar që vendi të avancojë nga statusi i kandidatit potencial në atë të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka falënderuar diplomatët për mbështetjen e vazhdueshme të shteteve të tyre ndaj Kosovës, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për zbatimin e Agjendës së Reformave.

Në diskutimet me përfaqësuesit diplomatikë janë trajtuar arritjet e Kosovës, sfidat që e shoqërojnë procesin e integrimit dhe perspektiva e anëtarësimit në BE.

Zulfaj ka vlerësuar se statusi aktual i Kosovës si kandidate potenciale nuk pasqyron në mënyrë të drejtë progresin e arritur, veçanërisht në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Ai ka vënë në pah edhe rezultatet e Kosovës në indekset ndërkombëtare që matin demokracinë dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar që këto arritje të merren parasysh në avancimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori Agron Bajrami, kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Bruksel.

Kosova synon që përparimi në reforma dhe rezultatet e arritura të përkthehen në hapa konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Tags: BrukselJeton ZulfajKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova promovon potencialin turistik dhe atraksionet e saj në Stokholm

Kosova promovon potencialin turistik dhe atraksionet e saj në Stokholm

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Spanja miraton masa të reja për frenimin e krizës së strehimit pas grevës dhe protestave masive

Spanja miraton masa të reja për frenimin e krizës së strehimit pas grevës dhe protestave masive

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula takon drejtorin e IKKL-së, diskutojnë për dokumentimin e krimeve të luftës

Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat e paqes me Rusinë

Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat e paqes me Rusinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën