TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

by Tëvë1
58 minuta ago
0
A A
Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

Me ftesë nga kryesuesja e presidencës së BE-së – Qipro dhe Komisioni Evropian, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, mori pjesë në takimin e ministrave për Çështje Evropiane në kuadër të takimit të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme (GAC).

Ky ishte takimi i parë me përbërje nga shtetet partnere të zgjerimit në nismën “Mburoja e Demokracisë Evropiane” prej kur inicua nga Komisioni Evropian në nëntor të 2025.

Në fjalimin e tij, Zulfaj theksoi se demokracia është fusha e vetme ku integrimi në instrumentet e BE-së duhet të jetë i shpejtë dhe jo gradual. Paqja, liria dhe prosperiteti i BE-së janë ndërtuar mbi themelin demokratik. Ai vuri në dukje se demokracia nuk është e garantuar, por një trashëgimi që çdo brez duhet ta mbrojë.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm demokratik, në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe standardet zgjedhore. Megjithatë, ai shtoi se Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, përfshirë narrativat ruse që shpërndahen në rajon përmes Serbisë, me synim polarizimin shoqëror dhe minimin e zgjedhjes demokratike të qytetarëve.

Ai kujtoi se në zgjedhjet e këtij viti u regjistruan dhjetëra mijëra postime politike, video të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe deklarata të fabrikuara, ndërsa misioni i vëzhgimit të BE-së vitin e kaluar identifikoi dhjetëra artikuj nga mediat ruse “Sputnik Srbija” dhe “Russia Today” me bazë në Beograd, që kanë targetuar fushatën zgjedhore të Kosovës me dezinformim.

Kryenegociatori Zulfaj potencoi se Kosova tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe demokratike, përfshirë themelimin e Ministrisë së Digjitalizimit, zgjerimin e shërbimeve të eKosova, ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike, si dhe investimin në edukimin medial dhe qytetarinë aktive.

Në këtë drejtim, ai mirëpriti përfshirjen e vendeve partnere të zgjerimit në Mburojën e Demokracisë Evropiane dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së hershme në mekanizmat e kësaj iniciative duke përfshirë kanalet e paralajmërimit të hershëm, protokollet e reagimit ndaj incidenteve, ushtrimet e reagimit të shpejtë, si dhe lidhjen e fakt-kontrolluesve (fact-checkers) dhe studiuesve nga Kosova me Observatorin Evropian të Medieve Digjitale (EDMO)./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, KQZ: 78% e kutive të përfunduara

​ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore

​ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën