TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor

nga tëvë1
2 orë më parë
2
A A
ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Sipas kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.

Fejzullahu këto komente i bëri pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjisë i cili theksoi se kërkesat për konsum të energji elektrike janë rritur tek një kategori e madhe e konsumatorëve.

“Fatkeqësisht kemi rritje tek një kategori e madhe e konsumatorëve rritje të konsumit edhe ashtu kemi edhe tejkalim të parashikimit të kostos së importit në raport me vlerësimet apo parashikimet që kemi pas gjatë shqyrtimit të procesit tarifor të gjithë të licencuarit tanë i kanë tejkaluar koston e blerjes së energjisë për periudhën që po diskutojmë deri më tani në raport me atë që është parashikuar meqenëse çmimet e energjisë në tregjet regjionale janë realizuar edhe sasia edhe çmimi është më i lartë që është parashikuar gjatë procesit tarifor të vitit të kaluar procesi tarifor ka nis në dhjetor dhe është përmbyllur në mes të prillit…Ekziston mundësia ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë stafi i ZRRE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve….Jo domosdoshmëritë në mënyrë arbitrate të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, deklaroi Fejzullahu.

ZRRE në prill të këtij viti pati marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike 16.1 për qind, vendim ky që ka hyrë në fuqi nga 1 maji.

Sa i përket liberalizimit të tregut energjetik, Fejzullahu theksoi se tashmë janë më shumë se pesë furnizues me të cilët bizneset kanë lidhur kontrata për furnizim me rrymë.

Ai theksoi se 40 për qind e bizneseve që i ka përfshirë tregu i lirë energjik furnizohen me energji elektrike nga KEK-u.

“Numri i furnizuesve që kanë lidhur kontrata me bizneset që janë detyruar sipas ligjit të dalin në treg është më tepër se pesë furnizues. Në mbledhjen e sotme kishim tri kërkesa për vendim të dhënies së licencës, gjithashtu janë dy licenca të tjera për furnizim me njohje reciproke që kemi nënshkruar marrëveshje e mirëkuptimi siç është Shqipëria dhe Maqedonia e veriut. Qëllimi i vetëm është që të ofrohet mundësi shtesë që të lidhin kontrata me këta furnizues që janë furnizues të tregut dhe është mundësi që të ardhmen të ofrohen çmime më të mira dhe të rritet numri i furnizuesve… Rreth 40 për qind e bizneseve janë të furnizuar nga KEK”, tha Fejzullahu./

Vendimet gjyqësore që tashmë kanë dal nga gjykata për liberalizimin e tregut energjetik, kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se do t’i respektojnë këto vendime jo pse dëshirojnë por se e kanë detyrim ligjor.

“ZRRE do të respektoj secilin vendim të gjykatës dhe ka respektuar secilin vendim të gjykatës. Sa i përket vendimeve që kanë të bëjnë me liberalizimit të tregut edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen të gjitha i kemi respektuar dhe të gjitha do t’i respektojmë dhe lusim në këtë rast të gjitha bizneset meqenëse jo pse ne dëshirojmë t’i respektoj këto vendime, por është detyrim ligjor për institucionet tona…Asnjë nga këto vendime nuk i kemi në formë të prerë këto kritere janë të përcaktuar në ligj”, theksoi Fejzullahu.

Sipas Fejzullahut vendimit për hyrjen në treg të lirë energjetik për bizneset që kanë mbi 50 punëtorë dhe mbi 10 milionë euro ka qenë vendim i marr 1 vit më parë dhe se 3 muaj kohë iu është dhënë kohë shtesë bizneseve për tu përgatitur për këtë proces.

“Vendimi ka qenë 1 vit më parë kur kemi vendosur për tarifa ka qenë deri më 31 mars dhe bizneset.. vendimi fundit të ZRRE-së për vazhdimin e rregullimit të tarifave për këtë kategori të konsumatorëve ka qenë në fuqi deri më 31 mars 2025. Bordi i ZRRE-së me qëllim të përgatitjes i është dhënë edhe një kohë shtesë prej dy muajve deri më 1 qershor me qëllimin e vetëm që të kenë mundësi të përgatiten meqenëse ka pas dyshime se do të ketë shtyrje edhe këtë vit edhe pse i kemi paralajmëruar edhe vitin e kaluar edhe sipas vendimit thuhet që këto biznese do të furnizohen me tarifa të rregulluara deri më 31 mars 20225”, u shpreh Fejzullahu….ZRRE nuk është që po ka dëshirë ZRRE-ja është e detyruar sipas ligjit dhe sipas obligime që ka marr në raport me institucionet e BE-në“, deklaroi Fejzullahu.

Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energji para gazetarëve tha se mbi 90 për qind e konsumatorëve në veri të Kosovës furnizohen me tarifat e tregut.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në mbledhjen e stome të Boridit të saj ka miratuar disa kërkesa për licencim dhe autorizime për furnizim, prodhim dhe vetë-konsum të energjisë elektrike.

Bordi i ZRrE-së miratoi aplikimet për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike për kompanitë Norëegian PX Kosovë SH.P.K., BE Poëer SH.P.K. dhe Energy for Change L.L.C. Ndërsa, ka miratuar edhe dhënien e autorizimit për ndërtim për subjektin juridik Lindja Solar L.L.C., me kapacitet prej 100 MË në zonën kadastrale afër Rahovecit.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan edhe dhjetëra kërkesa për autorizime për vetë-konsum, për kompani dhe persona fizikë./KP/

Tags: shyrtimitarifat e energjiseZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur e dy të lënduar nga një aksident në Astrazup të Malishevës

Kosova dhe BE diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial

Kosova dhe BE diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk shkarkohet Basha

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: Kriza aktuale pasojë keqpërdorimit politik të procedurave nga Vetëvendosje

Dy të vdekur e dy të lënduar nga një aksident në Astrazup të Malishevës

Kosova dhe BE diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial

Kosova dhe BE diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial

Milani i bënë gati 18 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Sevillas në janar

Milani i bënë gati 18 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Sevillas në janar

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salahut

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salahut

Stërvitja e fundit në Malaga, FSHF zbulon kur Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë

Stërvitja e fundit në Malaga, FSHF zbulon kur Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë

Sot luan edhe Kosova U21 – Shpresat dardane përballen me rumunët

Sot luan edhe Kosova U21 – Shpresat dardane përballen me rumunët

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk shkarkohet Basha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X