TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRrE iu jep bizneseve tre ditë kohë, afati vlerësohet i shkurtë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, iu ka dhënë bizneseve tre ditë kohë që të lidhin kontrata me furnizuesit e licensuar, pasi nga 16 gushti do të fillojnë shkyqjet. Kjo po kundërshtohet nga Dhoma e Tregtisë e Industrisë e nga Shoqata e Prodhuesve, të cilat këtë afat e konsiderojnë si të papranueshëm.

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
1 0
A A

16 gushti është caktuar si datë kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të shkëpusë nga rrjeti energjetik ato biznese që nuk kanë lidhur kontratë me furnizuesit e licensuar.

Deri në këtë datë, janë edhe tre ditë që bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim, të dalin në treg të lirë energjetik.

“ZRrE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik”, thuhet nga ZRrE.

Ky njoftim erdhi pas vendimit që ky institucion kishte marrë nga shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale e cila kishte refuzuar shtyerjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, e cilëson 16 gushtin si afat tejet të shkurtër.

“DhTIK vlerëson se afati i dhënë nga ana ZRrE deri më 16 gusht për bizneset që të lidhin kontrata për furnizim, është shumë i shkurtë dhe shkakton probleme të mëdha për qindra biznese, të cilat nuk kanë nënshkruar me asnjë kompani të licencuar. Vlerësojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE për ta realizuar Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrikë është tërësisht e gabuar dhe e dëmshme për qytetarët dhe ekonominë e vendit”, thuhet nga DhTIK.

Si e papranueshme dhe palogjikshme, ky afat kohor i ZRRE-së, po vlerësohet edhe nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, thotë se ka biznese që përkundër se mund të përballen me shkëputje të rrymës, nuk do të nënshkruajnë kontratë.

“Ka biznese që do t’i rezistojnë, në bazë të informative që i kemi. Nuk do të nënshkruajnë dhe thonë le të ndërprehet energjia elektrike, jemi në proces të Gjykatës dhe presim deri të dalë vendimi i Gjykatës. Kjo në një farë forme e thellon edhe më shumë krizën dhe urojmë që edhe Gjykata t’i trajtojë sa më shpejtë. T’u e pasë parasysh edhe numrin e lënëdëve, është vështirë edhe për Gjykatën por urojmë që t’i trajtojë sa më shpejt, sepse dëmi financiar është jashtëzakonisht shumë i madh, dita ditës që vonohet ky si proces”, ka thënë Kushtrim Ajvazi – kryetar i shoqatës.

Në kuadër të tregut të lirë energjetikë, ZRRE ka licensuar 22 kompani për tregtim të energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën