TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRRE i kthen përgjigje negative KESCO-s për shtrenjtimin e energjisë

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
ZRRE-ja shqyrton sot kërkesën për licensim të kompanisë serbe “Elektrosever”

Përmes komunikatës, ZRRE bëri të ditur se ka marrë këtë vendim “për shkak të vendimit të Qeverisë për ndarje të subvencionit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal”.

Tutje, ZRRE thotë se ka analizuar me kujdes aplikacionin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrajve të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal dhe se ka konstatuar se mungesa e subvencionit të Qeverisë do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5 % në të hyrat e FSHU-së.

“ZRRE edhe gjatë muajve në vazhdim, do të monitoroj nga afër gjendjen e kostove të sektorit të rregulluar të energjisë elektrike dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me mandatin mandatit e saj ligjor”, thuhet ndër tjerash në komunikatë./teve1.info/

Komunikata e plotë:

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). Ndër të tjera, në kërkesën e saj FSHU thekson se në mungesë të rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 është tejkaluar pragu i materialitetit prej 5% siç përcaktohet në Rregullën e të Hyrave të FSHU-së, duke mundësuar kështu hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm.

ZRRE në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5% në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së, e cila do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Më datë 24 gusht 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj me anë të vendimit nr. 21/94 të datës 24.08.2022 në bazë të interesit publik dhe interesit të përgjithshëm ekonomik, me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike dhe në mënyrë që të mbahet përballueshmëria e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Publik (FShU) i ka vendosur obligimi shtesë i shërbimit publik. Ndërsa, me anë të vendimit nr. 23/94 ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje buxhetore në shumë prej 41 milion euro lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike për zbatimin e Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/94 të datës 24.08.2022, për ndarjen e subvencionit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal.

ZRRE edhe gjatë muajve në vazhdim, do të monitoroj nga afër gjendjen e kostove të sektorit të rregulluar të energjisë elektrike dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me mandatin mandatit e saj ligjor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

27-vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

27-vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën