TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZPS-ja arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
ZPS-ja arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Ish-kryetari i Malishevës, njëherësh ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj është arrestuar mbrëmë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi.

Në një postim në Facebook, nga kjo Komunë kanë thënë se kanë pritur me shqetësim arrestimin e Kilajt nga EULEX-i, përcjell teve1.info

Tutje bëhet e ditur se paraprakisht, shtëpia e Kilajt është bastisur nga policia e EULEX-it.

“Komuna e Malishevës është e shqetësuar për arrestimin e ish kryetarit të komunës Isni Kilaj. Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e z.Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panikë dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve. Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Kilaj dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave “për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim”. /Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Komuna e Malishevës është e shqetësuar për arrestimin e ish kryetarit të komunës Isni Kilaj

Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e z.Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panikë dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.

Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit.

Ne kërkojmë që Gjykata Speciale, të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë.
Kujtojmë se në territorin e Komunës së Malishevës, janë vrarë afër 400 civil të pafajshëm, madje janë vrarë në mënyrën më mizore të mundshme dhe deri më sot, nuk është dënuar askush dhe nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor për këto vrasje, as për dy masakrat e mëdha, atë të Burimit dhe të Gollubovcit.

Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera të Gjykatës Speciale dhe policisë së EULEX-it, për përndjekjen e luftëtarëve të lirisë dhe kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të këtyre arrestimeve të pakuptimta.

Isni Kilaj, dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave, i konsiderojmë si veprime politike, që për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Kilaj dhe të krerëve të luftës së UÇK-së dhe kërkojmë të ndërpriten këto veprime të turpshme.

Ne besojmë në drejtësi, por drejtësi duhet të ketë për të gjithë. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës

Ekrem Kastrati

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

KQZ nis vlerësimin dhe verifikimin e 13 mijë pakove me fletëvotime të diasporës për balotazhin e komunave

KQZ nis vlerësimin dhe verifikimin e 13 mijë pakove me fletëvotime të diasporës për balotazhin e komunave

​Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale

Bislimi njofton BE-në për bllokimin e fondeve për shqiptarët e Luginës: Kjo është pengesë sistemike ndaj të drejtave tona

Durkee mohon se i kujtohen incidentet në të cilat pretendohet se UÇK-ja kishte kryer krime

Durkee mohon se i kujtohen incidentet në të cilat pretendohet se UÇK-ja kishte kryer krime

Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

Lëndimi i Emërllahut nuk është serioz, ai pritet të kthehet brenda dy javësh

Steaua nuk heq dorë nga Emërllahu

5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë

5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë

Këto janë burimet më të mira të vitaminës C

Këto janë burimet më të mira të vitaminës C

KQZ nis vlerësimin dhe verifikimin e 13 mijë pakove me fletëvotime të diasporës për balotazhin e komunave

KQZ nis vlerësimin dhe verifikimin e 13 mijë pakove me fletëvotime të diasporës për balotazhin e komunave

​Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale

Bislimi njofton BE-në për bllokimin e fondeve për shqiptarët e Luginës: Kjo është pengesë sistemike ndaj të drejtave tona

Durkee mohon se i kujtohen incidentet në të cilat pretendohet se UÇK-ja kishte kryer krime

Durkee mohon se i kujtohen incidentet në të cilat pretendohet se UÇK-ja kishte kryer krime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën