TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zotimi për Vitin e Ri, që Kosova të afrohet më shumë me BE-në

nga TËVË 1
3 Janar, 2025
1
A A
Zotimi për Vitin e Ri, që Kosova të afrohet më shumë me BE-në

Shkruan: Aivo Orav

2025: Dinamika të reja, mundësi të reja

Teksa lëmë pas vitin 2024, është koha të reflektojmë për atë që kemi arritur dhe të japim zotime për vitin 2025: një vit me dinamika dhe mundësi të reja.

Si i sapoardhur në Kosovë, me vetëm katër muaj në detyrë, më lanë përshtypje të thellë rezultatet e një ankete të porositur nga BE-ja, e cila konstatoi se 92% e të anketuarve e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE. Kosova ka gjithashtu pikëpamjet më pozitive ndaj BE-së, me 91% të të anketuarve që shprehin qëndrim të favorshëm. Çfarë mjedisi mikpritës për një ambasador të BE-së!

Vullneti i popullit të Kosovës është i qartë, siç është edhe vizioni i BE-së për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja e rajonit është në BE. Së bashku, duam të ecim përpara drejt këtij synimi të përbashkët.

Samiti i fundit BE-Ballkani Perëndimor demonstroi momentum të ripërsëritur për partneritetin tonë strategjik dhe një dinamikë të re të procesit të zgjerimit. Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa, e përshkroi zgjerimin si investimin më të rëndësishëm gjeopolitik të BE-së – një investim për paqe dhe prosperitet për të gjithë. Dhe ky është shkurt e shqip: një investim për të ardhmen tonë të përbashkët.

Që të bëhet kjo, si BE-ja, ashtu edhe shtetet anëtare të ardhshme duhet të jenë gati. BE-së i duhet të hedhë themelet e nevojshme të brendshme dhe të realizojë reforma, ndërsa anëtarët synues duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për reforma.

Integrimi gradual dhe Plani i Rritjes si katalizator për reforma

Integrimi gradual i rajonit veç është duke u zhvilluar në shumë fusha. Shembull perfekt është Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh – një mjet që do t’ua lejojë partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, të korrin disa nga përfitimet e integrimit të pjesshëm në tregun e vetëm të BE-së edhe para anëtarësimit të plotë në BE.

Plani i Rritjes do të stimulojë edhe reformat që lidhen me BE-në, pasi pagesat në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje do të bëhen pas përfundimit të hapave të dakorduar të reformave të përshkruara në Agjendën e Reformave të Kosovës. Gjithsej, për zbatimin e Agjendës së Reformave janë të disponueshme më shumë se 880 milionë euro.

Duke e pasur këtë parasysh, mesazhi im për Kosovën është që ta shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes, të zbatojë Agjendën e Reformave dhe të afrohet më shumë me BE-në. Zgjerimi është proces me baza meritore dhe ritmin e integrimit e ka në dorë vetë Kosova. Kjo do të varet nga gatishmëria dhe arritjet e vendit në zbatimin e reformave të nevojshme.

Si partneri tregtar, investitori dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e vet të reformave.

Gjithsesi, dëshiroj ta theksoj se procesi i reformave nuk lidhet vetëm me pranimin e fondeve të Planit të Rritjes apo me anëtarësimin në BE. Qëllimi është të zbatohen reforma demokratike dhe ekonomike për një Kosovë më të mirë; të sigurohet një jetë më e mirë për popullin e Kosovës.

Me këtë frymë, BE-ja do të dëshironte gjithashtu të shihte një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veriun e Kosovës, të shihte një vend ku të gjitha komunitetet të jetojnë krah për krah, të sigurt, të ndihen të përfaqësuar siç duhet nga ata që janë në detyrë, si dhe të marrin kujdesin e duhur nga shërbimet e tyre publike.

Zgjedhjet e vitit 2025 dhe rëndësia e integritetit të informacionit

Këtë vit Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare sipas një kornize të re zgjedhore, e cila zbaton rekomandimet nga misionet e njëpasnjëshme të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Procesi zgjedhor transparent, i administruar mirë, gjithëpërfshirës dhe konkurrues është çelësi për çdo shoqëri demokratike.

Por për çdo proces zgjedhor me rëndësi kritike është edhe integriteti i informacionit dhe qasja e votuesve në informata të sakta, të besueshme dhe autentike. Se sa e rëndësishme është kjo, u pa qartë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në Rumani më 24 nëntor, ku pati indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhje duke përdorur TikTokun. Kjo e shtyu Komisionin Evropian të nisë procedura formale kundër TikTokut për një shkelje të dyshuar të Aktit për Shërbime Digjitale në lidhje me obligimin e platformës për t’i vlerësuar dhe zbutur siç duhet rreziqet sistemike që lidhen me integritetin e zgjedhjeve.

Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrja e huaj është sfidë globale: kjo paraqet kërcënim për demokracitë liberale, të cilat varen nga informacioni i lirë dhe i hapur. Por kur informacioni nga i cili varen qytetarët shtrembërohet ose manipulohet, kjo e minon aftësinë e tyre për të marrë vendime të informuara.

Siç ka thënë autori dhe producenti i shquar televiziv Peter Pomerantsev, “Kur informacioni është armë, të gjithë janë në luftë”. Çdo individ mund të bëhet cak i manipulimit të informacionit. Çështja është se çka bëjmë për ta luftuar dhe si reagojmë: duhen kontrolluar faktet e secilit informacion që haset, duke raportuar përmbajtjet e paligjshme.

Krahas raportimit të fakteve nga media, është esenciale që të gjithë ne të ndihmojmë në ruajtjen e një hapësire informative të pastër. Kjo përfshin adresimin e kërcënimeve të mundshme nga aktorë që përhapin narrativa trazuese ose përçarëse, mbjellin dyshime në shoqëri, nxisin tensionet ndëretnike ose minojnë proceset demokratike.

BE-ja do ta bëjë atë që i takon. Kemi porositur një studim për dezinformimin gjatë zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, duke u fokusuar në identifikimin e narrativave kyçe, aktorëve të tyre dhe ndikimin e tyre në opinionin publik dhe procesin zgjedhor.
Duke nxitur një hapësirë ku të gjithë ndihen të sigurt, mund të sigurojmë që informacioni të mbetet një mjet për fuqizim, jo për ndasi.

Kosova është e përafruar vullnetarisht me Politikën e Përbashkët për Sigurinë dhe Mbrojtjen të BE-së, duke mbajtur peshën e vet në përballjen me sfidat tona gjeopolitike. Fushëbeteja informative është po aq jetike për demokracitë tona dhe ne mbështetemi në përkrahjen nga Kosova edhe në këtë fushë.

Zotimi dhe dëshira ime për Vitin e Ri 2025

Gjatë katër muajve të fundit, kam shërbyer si urë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke nxitur marrëdhënie më të thella diplomatike, ekonomike, zhvillimore dhe kulturore. Zotimi im për Vitin e Ri është ta njoh më mirë Kosovën dhe qytetarët e saj dhe të ndihmoj që Kosova të afrohet edhe më shumë me BE-në.

Dëshira ime për vitin 2025 është që të jetë një vit i mbushur me prosperitet, paqe, shëndet, bashkëpunim dhe unitet në diversitet.

Juve dhe të dashurve tuaj ju uroj Gëzuar Vitin e Ri!

Tags: Aivo OravBE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X