TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

by teve1
1 muaj ago
1
A A
ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar një varg mangësish në procesin e prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për periudhën 2025–2028, duke konstatuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk kishte siguruar respektimin e plotë të parimeve të ekonomisë, efikasitetit, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit.

Sipas raportit të auditimit të performancës, aktiviteti i prokurimit, me vlerë të parashikuar prej 15.9 milionë eurosh për 36 muaj, ishte iniciuar vetëm 36 ditë para skadimit të kontratave ekzistuese.

Për këtë arsye, afati për dorëzimin e ofertave ishte shkurtuar nga 40 në 21 ditë.

“Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Zbatimi i procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të Autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për vitet 2025–2028”. Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk kishte arritur të siguronte që procesi i prokurimit të realizohej plotësisht në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit.
Aktiviteti i prokurimit me vlerë të parashikuar prej 15.9 milionë euro për 36 muaj, ishte iniciuar vetëm 36 ditë para skadimit të kontratave ekzistuese, prandaj afati për dorëzimin e ofertave ishte shkurtuar nga 40 në 21 ditë”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, shkurtimi i afatit nuk kishte përshpejtuar përmbylljen e procedurës.

Hapja e ofertave ishte shtyrë pesë herë, ndërsa procedura ishte zgjatur për rreth pesë muaj për shkak të kërkesave për rishqyrtim, ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe korrigjimeve në dosjen e tenderit.

Meqë procedura e hapur nuk ishte përmbyllur para fillimit të sezonit dimëror, Ministria kishte përdorur procedura të negociuara për të garantuar vazhdimësinë e mirëmbajtjes së autoudhëve.

“Përmes katër kontratave gjashtëmujore të negociuara, deri në korrik 2026 ishin paguar rreth 2.8 milionë euro. Përdorimi i këtyre procedurave kishte kufizuar konkurrencën dhe kishte ofruar më pak transparencë krahasuar me procedurën e hapur”, theksohet në njoftim.

Mangësi janë evidentuar edhe gjatë vlerësimit të ofertave.

“Komisioni i Vlerësimit në disa raste nuk kishte kërkuar sqarimet e nevojshme lidhur me disa paqartësi teknike, formale ose metodologjike, sqarimi i së cilave nuk do ta ndryshonte përmbajtjen substanciale të ofertës. Kjo kishte rritur rrezikun që procesi i vlerësimit të mos siguronte trajtim plotësisht të barabartë të operatorëve ekonomikë”, theksohet tutje.

Një tjetër gjetje lidhet me përzgjedhjen e ofertave për katër lotet. Ministria nuk kishte analizuar të gjitha kombinimet e mundshme të ofertave të përgjegjshme.

Auditimi ka identifikuar një kombinim alternativ që do të kishte rezultuar me një çmim të përgjithshëm për njësi rreth 15 për qind më të ulët sesa kombinimi i kontraktuar.

Si pasojë, sipas raportit, Ministria nuk kishte arritur të siguronte kombinimin më ekonomik të ofertave dhe kishte humbur mundësinë për të realizuar më shumë shërbime me buxhetin e përcaktuar.

Auditimi ka evidentuar gjithashtu dallime të mëdha ndërmjet çmimeve të ofertuara dhe çmimeve referente të përcaktuara nga Ministria.

“Në Llotin e tretë, 77 nga 113 pozicione, apo 68% e tyre, ishin ofertuar me çmime mbi 90% më të ulëta se çmimet referente. Në disa raste, pozicione të përllogaritura nga Ministria me 180 apo 240 euro ishin ofertuar me vetëm 0.10 euro për njësi. Për këto devijime nuk ishte kryer analizë e dokumentuar dhe nuk ishin kërkuar sqarime të mjaftueshme nga operatorët ekonomikë, duke rritur rrezikun për vështirësi gjatë zbatimit dhe menaxhimit të kontratave”, bëhet e ditur në njoftim.

Në aspektin e integritetit të procesit, auditimi ka identifikuar rrethana që potencialisht mund të përbënin konflikt interesi.

Kryesuesi i Komisionit të Vlerësimit kishte pasur më herët angazhim profesional me operatorin ekonomik që ishte shpallur fitues në njërin prej loteve.

“Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi se planifikimi në kohë i procedurave, përcaktimi i kritereve të qarta dhe vlerësimi i dokumentuar i ofertave janë të domosdoshme për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe vlerë më të mirë për paranë publike. Znj. Spanca tha se Ministria duhet të forcojë kontrollet në të gjitha fazat e prokurimit, veçanërisht në analizimin e çmimeve, përzgjedhjen e kombinimit më ekonomik të ofertave si dhe parandalimin dhe menaxhimin e rrethanave që mund të krijojnë konflikt interesi”, nënvizohet në raport.

Për përmirësimin e procesit të prokurimit dhe përdorimin më efikas të fondeve publike, ZKA ka dhënë shtatë rekomandime për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë falas nga ora 18:00 deri në 21:00 për protestën “Jo në emrin tim”

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë falas nga ora 18:00 deri në 21:00 për protestën “Jo në emrin tim”

Peci kujton Adem Beqirin, Idriz Rrecajn e Salih Mëziun: Lutemi që fati i 20 të tjerëve të zbardhet sa më parë

Peci kujton Adem Beqirin, Idriz Rrecajn e Salih Mëziun: Lutemi që fati i 20 të tjerëve të zbardhet sa më parë

​“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

​“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK kërkon amendament në Projektligjin për Specialen: Të ndalohet rihapja e rasteve për të njëjtat fakte

Kurti: Abdixhiku vetëm ka refuzuar propozimet tona, lista me 15 nënshkrime ishte e paqartë

Kurti njofton për takimet me ambasadorët: Diskutuam për rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit

​Në prag të duelit me Dardanët, Austria stërvitet në “Fadil Vokrri”

​Në prag të duelit me Dardanët, Austria stërvitet në “Fadil Vokrri”

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën