TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zjarret përfshijnë fshatrat e Istogut e Podujevës – bëhet thirrje për kujdes të shtuar

Shumë fshatra të komunës së Istogut të hënën janë përballur me zjarret. Madje, i pari i kësaj komune, Ilir Ferati, ka thënë se situata është alarmante, pasi flakët u afruan edhe në afërsi të vendbanimeve. Situatë e njëjtë të hënën ishte edhe në Podujevë. Bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta.

by Fidan Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Ekipet emergjente u mobilizuan të hënën në Istog. Kjo meqë tokat e kësaj komunë, të hënën u shndërruan në vatra të zjarrit. Kjo gjendje, shkaktoi panik tek banorët.

Për këtë, në terren doli edhe vet i pari i kësaj komune, Ilir Ferati.

Ky i fundit për Tëvë1, thotë se zjarri rrezikoi edhe vendbanimet.

“Ka pasur rrezik edhe në afërsi të vendbanimeve në fshatin Kovragë, ka pasur shtëpi të djegura, pra të pabanuara fatmirësisht. Mirëpo falë kapaciteteve të vogla që i kemi dhe i kemi aktivizuar në tërësi, kemi arritur me përmbyll këtë pjesë të ditës pa dëme në njerëz”, ka thënë Ferati.

Ferati thotë se për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe ekipet e KFOR-it.

“E kemi lajmëruar AME-në përmes zyrtarëve për emergjencë dhe kemi kërkuar asitencë tek komunat fqinje, por edhe ato gjatë ditës janë përballur me probleme të njëjta. Nga FSK-ja ka pasur ekipe të vëzhgimit, kaq. Ndërsa KFOR ka asistuar me cisterna me ujë dhe kompanitë private na kanë asistuar, që i falënderoj publikisht”, ka thënë tutje Ferati.

Me një situatë të ngjashme, po përballet edhe Komuna e Podujevës.

I pari i saj, tha se reagimi i shpejt, bëri që të evitohet një dëm më i madh.
“Djegia e hamulloreve gjatë kësaj periudhe të verës është një praktikë shumë e dëmshme. Përveç rrezikut të përhapjes së zjarrit dhe dëmtimit të pronës, kjo sjellje shkatërron gjallesat që jetojnë në këto hapësira dhe dëmton rëndë pjellorinë e tokës. Bëj thirrje që kjo praktikë e rrezikshme të ndalet menjëherë, pasi përbën kërcënim serioz për jetën, pronën dhe mjedisin. Në këto ditë me temperatura të larta, kërkoj nga qytetarët vigjilencë dhe kujdes të shtuar, duke vepruar me përgjegjësi të plotë ndaj mjedisit, pronave dhe sigurisë së përbashkët”, ka thënë Bulliqi.

Thirrje për kujdes të shtuar, kanë bërë edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Nga AME-së, kanë thënë se kanë kapacitet e duhura për t’u përballur me këto zjarre.
“Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm sepse janë njësitë profesionale të zjarrfikësve dhe me shoqata vullnetare nëse është e nevojshme. Mirëpo, si shtet kemi kapacitetet nëse ngritët nevoja për të kërkuar edhe angazhimin e njësive tjera qofshin ato të policisë apo ushtrisë, por edhe të emergjencave tjera në nivelin lokal apo qendror”, ka thënë drejtori ekzekutiv Genc Metaj.

Apel për kujdes nga zjarret ditë më parë, ka bërë edhe Policia e Kosovës.

Këta të fundit kanë thënë se personat që kryejnë zjarrëvenie të qëllimshme apo nga neglizhenca, do të përballen me masa ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën