TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 227 forca dhe 16 mjete në terren, në Krujë situata e stabilizuar

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 227 forca dhe 16 mjete në terren, në Krujë situata e stabilizuar

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas Ministrisë, në operacione janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa nga ajri janë kryer 4 angazhime, me 3 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Në qarkun e Tiranës, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri. Ndërhyrja dhe monitorimi në terren vijojnë, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe mbështetjes nga ajri të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Në qarkun e Fierit, në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Edhe vatra në zonën Koilac–Greshicë është nën kontroll dhe, sipas autoriteteve, nuk paraqet rrezik për banesat.

Në Abazë të Krujës, situata është stabilizuar dhe në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, në zona me terren të vështirë. Operacionet vijojnë nga strukturat e Emergjencave Civile, Bashkia Krujë, MZSH-ja, shërbimi pyjor dhe Prefektura e Qarkut Durrës. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Situatë më e ndërlikuar paraqitet në Vilëz të Kurbinit, ku zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, flakët rrezikonin kishën, varrezat dhe disa banesa pranë zonës.

Për përballimin e situatës janë angazhuar rreth 50 forca nga MZSH-ja, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarë. Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë ka ndaluar avancimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

Vatra në Vilëz vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën ndërhyrje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë pa ndërprerje operacionet në terren dhe nga ajri, me qëllim izolimin, kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive në vend./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Tirana dhe Prishtina synojnë thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e arkivave historike

Tirana dhe Prishtina synojnë thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e arkivave historike

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Presidentja Shiroka-Pula merr letër urimi nga homologu austriak, Van der Bellen

Presidentja Shiroka-Pula merr letër urimi nga homologu austriak, Van der Bellen

Në gjykimin për vdekjen e Auron Thaqit shfaqen videot e natës kritike

Në gjykimin për vdekjen e Auron Thaqit shfaqen videot e natës kritike

KEK njofton për ndaljen e njësisë B2 të Kosovës B për shkak të problemeve teknike

KEK njofton për ndaljen e njësisë B2 të Kosovës B për shkak të problemeve teknike

Ligji për Specialen sërish në Kuvend – flet VETËVENDOSJE/ “Përçahet” PDK – Çka ndodhi? | MESDITË

Ligji për Specialen sërish në Kuvend – flet VETËVENDOSJE/ “Përçahet” PDK – Çka ndodhi? | MESDITË

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Tirana dhe Prishtina synojnë thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e arkivave historike

Tirana dhe Prishtina synojnë thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e arkivave historike

Rama takon ambasadorin e ri francez, diskutojnë bashkëpunimin në arsim, kulturë dhe teknologji

Rama takon ambasadorin e ri francez, diskutojnë bashkëpunimin në arsim, kulturë dhe teknologji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën