Gjatë natës, si rezultat i përhapjes së madhe të flakëve në lagjen Abaze, është bërë evakuimi i banorëve.Disa forca zjarrfikëse, ato të ushtrisë, kanë operuar në zonë me qëllim mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Mëngjesin e sotëm, një helikopter nis operacionin nga ajri, duke mundësuar izolimin e vatrave të zjarrit, shkruan abcnewsal.
Yllka Sheta, nënkryetari i Bashkisë Krujë, tregon për një koordinim të operacioneve me grupet zjarrfikëse, ato të policisë, që ndihmuan banorët për evakuim.Në zonat e tjera, si në “Bojë” dhe “Halilaj”, situata është nën kontroll.
Në lagjen “Abaze” janë të përqendruara të gjitha forcat për neutralizimin e zjarreve







