Një zjarr është parë në Lagjen Kalabria në Prishtinë, ku dyshohet se i është vënë një barishte, raporton teve1.info
Sipas pamjeve të siguruara nga teve1.info, zjarri ka arritur pranë objekteve banesore në këtë lagje, derisa nuk dihet ende nëse është zjarrvënie apo diçka tjetër.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe njësiti policor dhe ai i zjarrfikësve, mirëpo nuk dihet ende për dëme të mundshme.
Teve1.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe sapo të marrë informacione shtesë, do të ju mbaj të informuar.











