TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zjarr në çdo cep të Shqipërisë: 30 vatra aktive, një viktimë dhe fshatra të evakuuar

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Zjarr në çdo cep të Shqipërisë: 30 vatra aktive, një viktimë dhe fshatra të evakuuar

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se aktualisht në vend janë 37 vatra zjarri, prej të cilave 30 mbeten aktive.

Situata më e rëndë raportohet në Gramsh, ku zjarri në fshatin Kullollas po përparon drejt Skënderbegasit, duke rrezikuar banesat, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

Banorët po evakuohen, ndërsa në terren ndodhen forca tokësore dhe mjete ajrore.

Vatra problematike janë edhe në Finiq, pranë Parkut të Syrit të Kaltër, ku po ndihmojnë helikopterë e avionë nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia. Zjarre të mëdha vijojnë në Poliçan, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kërcënojnë disa fshatra, njofton tvklan, transmeton Sinjali.

Situata alarmante vijon edhe në fshatra të Tiranës, Beratit, Dibrës, Tepelenës e Shkodrës.

Në operacionin kundër flakëve po marrin pjesë forca të ushtrisë, zjarrfikës, policia dhe qindra vullnetarë, ndërsa nga ajri po veprojnë pesë helikopterë Black Hawk, përfshirë ndihmën nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Situata me zjarret, qarqet përkatëse:

Elbasan

Situata më kritike është regjistruar në fshatin Kullollas, Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku flakët po përparojnë drejt qendrës së Skënderbegasit duke rrezikuar banesat. Banorët po evakuohen me urgjencë, disa prej të cilëve kanë pasur vështirësi për t’u larguar për shkak të tymit të dendur. Një person ka humbur jetën nga zjarri.

Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, gjithashtu në Gramsh, zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe ferra. Mbi 150 forca tokësore dhe 50 ushtarë të FA-së po punojnë për izolimin e flakëve, të ndihmuar nga zjarrfikësit e Elbasanit dhe Gramshit.

Vlorë

Në bashkinë Finiq, vatra e nisur në fshatin Krane është përhapur në Pecë dhe po rrezikon Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Në terren kanë operuar zjarrfikës nga disa bashki, forca ushtarake, helikopterë dhe avionë të huaj. Flakët kanë prekur fshatrat Kardhikaq e Sirakat, duke u afruar edhe drejt kufirit me Delvinën.

Në të njëjtin qark, vatra të tjera janë shuar pranë varrezave në lagjen Vrion, në pyllin e Sodës në Vlorë, si dhe në Sevaster e Mesaplik, ku zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt.

Dibër

Në Malin me Gropa në Martanesh, bashkia Bulqizë, zjarri në zonë të mbrojtur vijon aktiv, po ashtu në Ternovë, ku era e fuqishme po ndihmon përhapjen. Në fshatin Vat të Martaneshit, flakët po i afrohen banesave dhe policia po vlerëson evakuimin e banorëve.

Berat

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, zjarri ka përfshirë shkurre dhe ullishte, duke rrezikuar fshatrat përreth. Situata në Njësinë Administrative Terpan ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar autoritetet të kërkojnë largimin e banorëve nga Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik, Panarit dhe nga zonat e Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

Një vatër e re është regjistruar edhe në fshatin Velçan, Berat.

Tiranë

Në Malin e Bërzhitës, zjarri vazhdon aktiv me ndërhyrje tokësore dhe ajrore. Flakë të tjera janë raportuar në zonën e Vaqarr-it dhe në fshatin Spanesh të Rrogozhinës, ku është evakuuar popullsia pranë banesave në rrezik. Zjarrfikësit po luftojnë gjithashtu në Ferraj e Zall-Herr.

Durrës

Në Krujë, vatra në Barkanesh po shkon drejt normalizimit, ndërsa në Arapaj është aktiv një zjarr me shkurre e barishte. Në Ishëm dhe Spitallë flakët janë shuar.

Gjirokastër

Në Tepelenë, zjarri në Turan është përhapur drejt fshatrave Lekel e Koder, duke kërkuar ndërhyrjen e helikopterëve çekë dhe sllovakë. Në Memaliaj, flakët po kërcënojnë teqenë e Koshtanit.

Shkodër

Në Pukë, disa vatra janë nën kontroll, por në Fushë Arrëz zjarri në një zonë me pisha ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesat. Forca të shumta po punojnë për izolimin. Në Velipojë, vatra në Knetën e Domnit po shuar nga toka dhe uji.

Lezhë

Në fshatin Mabë, zjarrfikësit janë angazhuar për neutralizimin e një vatre të re.

Kukës

Në Tropojë, vatra në Gegaj është shuar, por në Parkun Natyror të Monellës zjarri vijon aktiv.

Korçë

Në Parkun Natyror të Gërmenjit, bashkia Kolonjë, zjarri vijon aktiv dhe është i vështirë për t’u shuar për shkak të terrenit dhe predhave të mbetura nga koha e luftës.

Fier

Në fshatin Gjonc-Selisht, Njësia Administrative Cakran, zjarri ka përfshirë ullishte dhe shkurre, ku po ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.

Tags: ShqiperiTeve1zjarri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Viçentijeviq propagandoi për krijimin e një organizatë për mbrojtjen dhe lirimin e trojeve shqiptare

Viçentijeviq propagandoi për krijimin e një organizatë për mbrojtjen dhe lirimin e trojeve shqiptare

Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e dy klinikave në QKUK

Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e dy klinikave në QKUK

Trump i bën presion GJPN-së: Kërkon ndryshimin e statutit për të shmangur hetimet ndaj SHBA-së

Trump i bën presion GJPN-së: Kërkon ndryshimin e statutit për të shmangur hetimet ndaj SHBA-së

Ushtria izraelite injoron afatin e tërheqjes, vret 22 libanezë

Forcat izraelite qëllojnë paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

Juve merr pikë të plota ndaj Pafos

Në mëngjes fluturoi nga Bregu i Fildishtë për në Spanjë, në mbrëmje e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit

Parisi ndanë pikët me Bilbaon

I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s

Benfica mposht kampionin e Italisë

Dortmundi eliminon Lillen e Zhegrovës

Dotrmundi barazon ndaj Bodo/Glimt

Arsenali mposht thellë Atleticon në “Emirates”

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Club Brugge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën