TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarr masiv në Kçiq të Mitrovicës, shkrumbon shtëpi dhe prona të banorëve

Në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasditen e djeshme një zjarr i madh shkaktoi dëme të mëdha. Njësitet policore dhe zjarrfikëse u përpoqën ta lokalizonin zjarrin, por përhapja e shpejtë shkatërroi disa shtëpi dhe objekte përcjellëse. Policia njoftoi se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa banorët dyshojnë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

by Tëvë1
12 muaj ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj.

Dritare të thyera. Tavan i cili mungon. Qeramidet, të shpërndara gjithandej.

Kjo është një nga shtëpitë që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Zjarri nisi në barishtet e thata dhe shkurret e pyllit.

Më pas, flakët u përhapën me shpejtësi, duke prekur edhe pronat e banorëve.

Banori i këtij fshati, Mehdi Beqiri, shpjegoi për televizionin se si nisi zjarri.

“Zjarri ka filluar prej varrezave atje. Varrezave tona. Dhe ka mbërritur për dhjetë minuta, ka mbërritur zjarri edhe mo. Falemindrit prej kojshive, prej gjithëve se kanë intervenu me shpirt….. Neve na ka shkaktu domë, kjo prona e mixhës u dje krejt e mobiluar ka qenë. Ka mbërritur flaka tani jem mundu me pshtu edhe token temë”, ka thënë Beqiri.

E fajtor për këtë zjarr, Beqiri sheh faktorin njeri.

“Po të garantoj me jetë se me të qëllimshmen, se prej natyrës s’ka ndodhur kjo. Nuk ka ndodh dhe spo ndodh. Me qëllim është duke i bërë dikush. Po s’po di unë nuk po mundem me i kuptu çfarë të ardhurave kanë që po e bënë këtë domë në shoqëri”, është shprehur tutje Beqiri.

Liridon Ibishi një nga vullnetarër që ndihmuan në shuarjen e zjarrit përshkruan diten e djeshme si të tmerrshme.

“Ne si bashkfshatar me gjitha mundësit tona që i kena pas. Dikun kemi qenë  60-70 vetë. Sipas mundësive siç po shihet këtu kena arrit me ndal zjarrin në kohë sepse ka qenë shumë afër të përfshihen edhe shtëpijat siç po shihet këto shtëpijat janë shumë afër. Ka qenë një ditë e tmeshme për pjesën tonë”, ka thënë Ibishi.

Gjithashtu edhe Ibishi thekson qëky zjarr është e shkaktuar nga faktori njeri.

“Unë mendoj se nuk është hera e parë prej pas luftës sa e mbaj mend. Pjesa e kodres digjet mundem me thonë çdo dytin vit ose çdo vit. Kjo sipas meje mundet me qenë edhe prej dukurive natyror po nuk besoj qëështë bash qashtu. Unë nuk e di pjesen veriore të Kosovë, do të thotë në Mitrovicen Veriore nuk e di nësëështë përfshi mas lufte ndonjë zjarr apo diçka. Kjo më bon me dyshu ndoshta është t’u u shkaktu me qëllim”, ka thënë tutje Liridon Ibishi.

Edhe nga zjarrfikësit u tha se dyshimet për këtë zjarr lidhen me faktor njeriu.

Po ashtu, u theksua se vështirësitë kanë qenë të mëdha pasi nuk kanë pajisje të mjaftueshme.

“Përmasat kanë qenë shumë të mëdha, sfidat kanë qenë shumë të vështira, ndërsa dyshohet për faktor njeriu. Operacioni është ende në zhvillim. Rreziku ka qenë shumë i madh për përhapjen e zjarrit. Me pajisjet për fikjen e zjarrit nuk jemi të pajisur mjaftueshëm”, ka thënë Burim Ibishi.

Policia e Mitrovicës për televizionin tregoi për dëmet e shkaktuara nga ky zjarr.

Si dhe njoftoi se, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Njësiti policor dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes janë përpjekur të lokalizojnë zjarrin, por përhapja e shpejtë e tij ka shkaktuar dëme. Si pasojë, janë djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, pullazet e tri objekteve përcjellëse, si dhe dy shtëpi të pabanuara të tre ankuesve meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, rasti inicohet si më lartë: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Zahiti

Tëvë1 është munduar të marr një përgjigje edhe nga Prokuroria e Mitrovicës në lidhje me këtë rast, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

E pavarsisht se zjarri ka arritur të lokalizohet, rreziku për zjarre mbetet prezent.

Rreth orës 13:30 televizioni ka pranuar pamje ku shihet tym në Kçiq të vogël.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën