TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Një operacion i gjerë nga toka dhe ajri po zhvillohet për neutralizimin e vatrës së zjarrit që ka përfshirë territorin e Parkut Kombëtar të Lurës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili konfirmoi angazhimin e të gjitha strukturave të emergjencës në mbrojtje të kësaj pasurie kombëtare.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar trupa të shumta të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, si dhe trupat e Emergjencave Civile.

Përpjekjet e forcave operativë po kryhen në kushte mjaft të vështira atmosferike.

“Vijon lufta intensive me flakët në Lurë. Forca të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje nën temperatura ekstreme. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe shpëtimin e Parkut Kombëtar të Lurës.”, thekson Lamallari.

Përveç aksionit për shuarjen e flakëve, kreu i Ministrisë së Brendshme ka kërkuar reagim të prerë ligjor ndaj çdo rasti të dyshuar të zjarrvënies me qëllim. Lamallari i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve përpara ligjit.

“Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, proceduar dhe ndjekur penalisht me të gjithë vetëdijen e lartë qytetare dhe angazhimin maksimal profesional të çdo prokurori, për vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare të shumë gjeneratave!”, deklaron ministri.

Mbrojtja e sipërfaqeve me pyje dhe habitateve të mbrojtura natyrore mbetet një sfidë kritike gjatë sezonit të verës, ndërsa autoritetet garantojnë se puna në terren do të vijojë deri në shuarjen e plotë të të gjitha vatrave./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

“Cilido të jetë vendimi, të respektohet”, deklarata e ministrit të Drejtësisë së RMV për Gjykatën Speciale,

“Cilido të jetë vendimi, të respektohet”, deklarata e ministrit të Drejtësisë së RMV për Gjykatën Speciale,

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Sot, dy ndeshjet e fundit të xhiros në Superligë

Ambasada Amerikane del me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator

Ambasada Amerikane del me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Kurti për vendimin e Speciales: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen pranë familjeve

Kurti për vendimin e Speciales: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen pranë familjeve

Kurti u bën thirrje partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit: Një tjetër proces zgjedhor nuk sjell asgjë të re

Kurti u bën thirrje partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit: Një tjetër proces zgjedhor nuk sjell asgjë të re

Një grua e vdekur dhe një person i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Ndërron jetë një person në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën